Rama takohet me kryetarin e “Komunës së Aeroportit të Shkupit”

“Takim të këndshëm patëm me Kryetarin e Komunës së Aeroportit të Shkupit, z. Timco Muncunski”, kështu e ka përshkruar takimin e tij, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama, këtë të mërkure, është takuar me kryetarin e komunës “Aerodrom” të Shkupit, Timco Muncunski.

Në njoftimin e bërë për këtë takim, i pari i Prishtinës ia huqi duke thënë se është takuar me kryetarin e “Komunës së Aeroportit të Shkupit”.

Megjithëse gabimi i bërë është përmirësuar, i njëjti ka mbetur në historinë e ndryshimeve në “Facebook”.

Rama me Muncunskin, diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit me menaxhimin e mbeturinave e ndotjen e ajrit.

Image

Facebook

“Veç sektorëve si energjia, sporti, kultura e digjitalizimi, që tregohen shumë premtues për të dy vendet, diskutuam edhe për mundësi bashkëpunimi në menaxhimin e mbeturinave, mobilitet, ndotjen e ajrit dhe krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për zhvillim”, ka shkruar Rama

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ushtari ukrainas flet nga fshati i çliruar në Kharkiv

Story i radhës

Regjistrimi, Trifunov reagon për numrin e bullgarëve

Të fundit nga