Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur sot për ngërçin e negociatave si pasojë e konfliktit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në konferencën për shtyp pas kthimit nga Samiti i NATO-s në Madrid, Rama u shpreh se propozimi i fundit francez duhet të pranohet nga Maqedonia e Veriut, pasi sipas tij është i pranueshëm.
Ai theksoi se nuk ka asnjë problem me Bullgarinë pas zgjedhjes së këtij ngërçi.
“Në këndvështrimin tim propozimi i ri dhe ai përfundimtar, është një propozim plotësisht i pranueshëm dhe vëllezërit tanë dhe parlamenti i Maqedonisë së Veriut duhet ta pranojë. Duhet të jetë e qartë se ne nuk kemi asnjë problem me Bullgarinë, veç shqetësimit për peng-marrjes e Maqedonisë së Veriut, nga një proces që mund të ketë shumë më evropianë, por është një ujë që ka kaluar nën urë. Me mbylljen e procesit të shqyrtimit dhe të aprovimit të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, nuk kam asgjë për të shtuar ndaj Bullgarisë. Uroj që të mos ndeshim të tjera Bullgari në forma të tjera”, tha Rama.