Si të dalloni nëse një person është toksik në më pak se 5 minuta

Njerëzit toksikë janë të lodhshëm, sepse sjellja e tyre është jashtëzakonisht e bezdisshme dhe e pakontrollueshme. Janë ata që do të gjejnë gjithmonë diçka negative për t’ju thënë, asgjë nuk u mjafton, aq lehtë nxjerrin në pah më të keqen tek ju.

Me njerëz të tillë rrethohemi çdo ditë dhe ajo që ju bëjnë është t’ju “vjedhin” energjinë dhe t’ju humbasin durimin. Por, për të kuptuar sesi është një person toksik, albeu.com do ju tregojë disa truke.

Toksikët flasin gjithmonë keq për të tjerët

Nëse takoni dikë dhe ai menjëherë fillon të thotë diçka të keqe për dikë tjetër, atëherë nuk duhet të merreni më me të. Njerëzit toksikë kanë gjithmonë diçka të keqe për të thënë për të gjithë dhe ato që thonë janë gjëra negative.

Ankohen

Toksikët ankohen dhe vetëm ankohen, për gjithçka. Ata nuk janë të lumtur për asgjë dhe kanë përherë diçka të pakëndshme për të thënë për të gjithë dhe për gjithçka.

Kërkojnë vëmendje

Problemi i tyre është gjithmonë më i rëndësishëm dhe vëmendja duhet të përqendrohet vazhdimisht tek ata. Janë narcistë dhe ju intereson vetëm vetja e tyre.

Nuk duan t’ia dinë për dëshirat dhe ndjenjat tuaja

Toksikët nuk kanë ndjenjën e kufijve dhe nuk respektojnë ndjenjat e të tjerëve. Ata lehtë mund të gënjejnë ose të shtiren dhe nuk u intereson se si ndiheni, çfarë dëshironi apo çfarë ju bën të lumtur. Gjithçka që u intereson është vetvetja.

Nuk ju bëjnë të ndiheni mirë

Bëni një eksperiment. Pas bisedës tuaj me ta, si ndiheni? Jeni të hutuar; Ndiheni mirë apo keni një ndjenjë të çuditshme? Nëse keni mendime të dyta, atëherë ndiqni mendjen tuaj. Shumicën e kohës është i pagabueshëm.

Janë krenarë për arritjet e tyre

Nëse brenda 5 minutave të para ai fillon t’ju tregojë se sa i zoti është në punën e tij ose në përgjithësi të mburret për diçka rreth tij, atëherë qëndroni larg tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sovrani kërkon themelet e një dijeje të vlefshme në Kosovë

Story i radhës

​Rama: S’kemi probleme me Bullgarinë, vëllezërit në Maqedoni ta pranojnë propozimin francez

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish