Rama rrufe të fuqishme Vuçiqit!

Samiti i EU do të mbahet në Tiranë, kurse kryeministri Rama ballafaqohet me dy preokupime: kufoma e gjallë dhe anëtari i SHIK – ut kanë paralajmëruar protesta paralele me samitin dhe ngjarja tjetër më e rëndësishme: vëllai i Ramës, Vuçiq dëshiron që ta anuloi pjesëmarrjen në samit me pretekst, Albin Kurti.

Sa i përket kufomës së gjallë dhe pjesëtarit të SHIK – ut Rama e ka forcuar dhe rekomanduar policinë dhe ushtrinë, po si do ia bëjë hallit me mungesën e Vuçiqit?

Për këtë çështje organizoi një konferencë shtypi ku fuqishëm deklaroi që do të ishte një katastrofë për Vuçiqin dhe Serbinë, nëse e anulon takimin e Tiranës.

Me këtë rast vërehej që Rama ishte tërësisht i brengosur, sepse  Serbia dhe Vuçiq mund të ndëshkoheshin për këtë veprim nga EU, që kundër një ndëshkimi të Serbisë, Rama ishte angazhuar me tërë arsenalin e tij të dijës.

Vuçiq para një jave e kishte humbur kontrollin mbi veten, fliste si të ishte një rrugaç dhe asocial (gjë që nuk dyshojmë se s’është) dhe e ofendonte Kurtin dhe bashkësinë ndërkombëtare, me fjalë të një të çmenduri.

Tash nuk jemi të sigurte se Kurti ia punonte qëllimisht Vuçiqit, po në prag të samitit e kishte emëruar një ministër serb, duke e larguar atë të Listës Serbe që ishte kuadër i Vuçiqit.

Kurti kishte shkuar edhe më larg duke e „provokuar” Vuçiqin sikur nuk i mjaftonte vetëm emërimi i ministrit të ri. Ai e kishte kthyer në qeverisje edhe Rada T. Një kundërshtare të përbetuar të Vuçiqit.

Kur Vuçiq e mori edhe këtë vesh u çartë i tëri, duke e quajtur Kurtin terrorist e Radën fundërrinë. Nga ky mllef dhe racizëm fashist, Vuçiq pastaj deklaroj se Serbia është mbi të gjitha. Kosova për mua tha është e shenjtë, dhe nuk au jap. Unë as që qaj kokën të udhëtoi për Tiranë.

Sapo Rama kishte dëgjuar dhe lexuar për tërbimin e Vuçiqit, dy ditë e dy net, as nuk kishte vënë gjumë në sy, as nuk kishte ngrënë, e as nuk kishte pirë.

Unë çmos kam përjetuar, kishte deklaruar Rama dhe nuk jam çakërdisur, po e kam ruajtur qetësinë, kurse ai pas veprimeve të tilla të Kurtit të bie në atë gjendje, sa t´i rrezikoi edhe projektet tona të përbashkëta.

Unë nuk munda të veja kontakt me Vuçiqin tha Rama, po organizova konferencë shtypi, duke e ditur se ai do ta marr veten dhe do ti kthehet arsyes. Unë nuk dua që Vuçiq shkaku i Rusisë, Kosovës dhe Kurtit ta pësoi në këtë mënyrë.

Unë mendoi se rrugëtimi ynë është i gjatë, prandaj unë me gjithë sinqeritetin tim do ta kisha lutur mikun tim Vuçiq që të niset për Tiranë. Mos të ketë frikë, se nuk do ia dhuroi çelësin e Tiranës. Pra me një batutë të tillë, Rama e përfundoi konferencën e shtypit. 

Mars Rover (Satirë)

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

Story i mëparshëm

Lojtari që dridhi Beogradin në vitin 1987: Këta serbët nuk paska dajak që t’i zbusë…

Story i radhës

Negociatat për të ndalur luftën, Macron: Të shqyrtohen dhe kërkesat e Rusisë për sigurinë

Të fundit nga