​Rama: PS nuk voton Avokat të Popullit asnjë kandidat të PD që ka hallin e vulave

min lexim

Votimi i Avokatit të Popullit në Kuvend ka nxitur debate me opozitës dhe mazhorancës. Vetë kryeministri Edi Rama tha se PS nuk do të votojë një kandidat të PD-së për avokatin e Popullit që e duan vetëm për vulën.

Rama tha se PS nuk do e votojë Ledio Brahon, i cili ka humbur çdo gjyq, ndërsa tha se ky mbështet nga PD që vuan nga probleme vulash.

“Sa i përket avokatit, mbajeni se do ju duhet se keni probleme vulash dhe firmash, por nuk mund ta sillni këtu që ne ta votojmë, kemi marrë përsipër propozimin për avokat në të shkuarën, dhe kur ishim në opozitë nuk sillnim avokatin tonë, por një figurë që kanë pasur mundësinë që në mos mbështetjen me krahë hapur, por mbështetjen me votë, sillni avokat të PD që s’ka lënë gjyq pa humbur me ne. Kaq keq jeni kandandisur, deri këtu u hap pazari, s’mbeti njeri më, kështu që kjo nuk ka shans fare, s’ka asnjë përpjekje për të ngatërruar votimin, avokat i partisë suaj në luftë për vulën, nuk i votojmë ne. Sa i përket votimit tjetër, votimi tjetër është votim i lirë, i secilit, dakord”, tha Rama.

Lidhur me kandidaturën e Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Rama tha se PS nuk ka vendim të unifikuar se kë do votojmë, pasi çdo socialist është i lirë të votojë kë të dojë

“Dëgjoj që m’u referua mua Bardhi, është për të ardhur keq që kjo gjuha ekstreme me mafie, indtimidime, me kriminela, është bërë buka e përditshme e çdo fjalimi dhe ndërhyrje për procedurë e të gjithëve bashkë, por edhe njëherë tjetër, e vërteta është tjetër. Grupi i PS nuk funksionon në mënyrë klandestine, kur ka votime politike dhe kur ka vendimmarrje të unifikuar politikisht marrim vendime, keni dëgjuar ju që kemi marrë vendim për të mbështetur politikisht ndonjë figurë që vjen nga drejtësia, kur e keni dëgjuar, kjo është fantazi. Është si puna e offshore, ti e di që je offshore, por nuk ta provoj dot, njësoj është edhe kjo, ne nuk kemi asnjë problem që t’ua themi juve në sy atë që kemi vendosur, nuk e kemi fare problem dhe nëse ne do të kishim marrë një vendim politik për të votuar një kandidat tjetër apo jo, do jua thonim në sy, ne nuk e kemi një vendim të tillë, kur të vij moment i i votimit do e shpjegoj”, tha Rama.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Unë i menaxhoj mirë paratë e mia, thotë Cardi B

Story i radhës

(VIDEO) Pendarovski: Nuk ka drejtësi nëse politikanët e korruptuar janë të lirë

Të fundit nga