rama prezanton qeverine e re konfirmohet balluku ndryshime te punet e brendshme dhe diplomacia ja te gjitha levizjet 68c2b584b3818

Rama prezanton qeverinë e re, konfirmohet Balluku. Ndryshime te Punët e Brendshme dhe Diplomacia. Ja të gjitha lëvizjet

September 11, 2025
min lexim

Në një fjalim që zgjati mbi dy orë, kryeministri Edi Rama prezantoi sot emrat e kabinetit të ri qeveritar, me të cilët do të drejtojë vendin në mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

Në krahun e tij të djathtë do të vijojë të jetë Belinda Balluku e cila përveçse zv.kryeministre do të vijojë të drejtojë edhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Por teksa ka konfirmuar Ballukun, Rama ka bërë ndryshime në dy dikastere të tjera shumë të rëndësishme, te Punët e Brendshme dhe Punët e Jashtme. Kështu Ervin Hoxha do të shkarkohet nga detyra për t’i lënë vendin Albana Koçiut, ministrja aktuale e Shëndetësisë, që do të jetë e para drejtuese femër në historinë e Ministrisë së Brendshme.

Ndërsa në Ministrinë e Jashtme, Igli Hasani do t’i lërë vendin Elisa Spiropalit që deri tani mbante postin e Kryetares së Kuvendit. Një tjetër dikaster i rëndësishëm ku drejtuesi i saj konfirmohet është Ministria e Mbrojtjes, ku do të vijojë punën Pirro Vengu.

Në ministrinë e Drejtësisë nuk do të jetë më Ulsi Manja që do të marrë postin e kryetarit të Komisionit të Ligjeve në Kuvend. Vendin e tij do ta zërë zv.ministri Besfor Lamallari. Konfirmime të tjera janë edhe Petrit Malaj te Financat, Blendi Gonxhe te Turizmi, si dhe dy ministret e Shtetit, Adea Pirdeni dhe Majlinda Dhuka.

Në vendin e lënë bosh nga Ogerta Manastirliu në ministrinë e Arsimit do të ulet Mirela Kumbaro, ndërsa në ministrinë e Shëndetësisë Evis Sala.

Zëvendëskryeministër, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Belinda Balluku

Ministër i Brendshëm
Ikën: Ervin Hoxha
Vjen: Albana Koçiu

Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Ikën: Igli Hasani
Vjen: Elisa Spiropali

Ministër i Mbrojtjes
Pirro Vengu

Ministër i Financave
Petrit Malaj

Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Blendi Gonxhja

Ministër i Mjedisit
Ikën: Mirela Kumbaro
Vjen: Sofjan Jaupaj

Ministër i Arsimit
Ikën: Ogerta Manastirliu
Vjen: Mirela Kumbaro

Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Ikën: Albana Koçiu
Vjen: Evis Sala

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Ikën: Blendi Gonxhe
Vjen: Delina Ibrahimaj

Ministër i Drejtësisë
Ikën: Ulsi Manja
Vjen: Besfor Lamallari

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ikën: Anila Denaj
Vjen: Andis Salla

Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ikën: Taulant Balla
Vjen: Toni Gogu

Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
Adea Pirdeni

Ministër Shteti dhe Kryenegociator  për BE
Majlinda Dhuka

Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
Ikën: Arbjan Mazniku
Vjen: Ervin Demo


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ambasadori francez dezinformimi po synon te krijoje kaos ne rajon 68c2b4e3a709d
Lajmi i mëparshëm

Ambasadori francez: Dezinformimi po synon të krijojë kaos në rajon

akt agresiv dhe i pamatur thote be ja per dronet ruse ne poloni 68c2b5f5ac57c
Lajmi i radhës

‘Akt agresiv dhe i pamatur’, thotë BE-ja për dronët rusë në Poloni

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë