rama po e rregullojme infrastrukturen tregu i veturave dhe autoshkollat do te vendosen ne lokacion te ri 64e66a54c0fac

Rama: Po e rregullojmë infrastrukturën, Tregu i veturave dhe Autoshkollat do të vendosen në lokacion të ri

August 23, 2023
1 minut lexim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar të mërkurën për fillimin e punimeve në rregullimin e infrastrukturës në kryeqytet.

Ai ka bërë të ditur se së shpejti do të funksionalizohet parkingu i madh në hyrje të Prishtinës.

Po ashtu, tregu i drunjve dhe lëndëve tjera djegëse, sepse nuk do të lejohen më tutje që këto produkte të shiten në zonën urbane, përkatësisht në zona të banimit në kryeqytet.

“Tregu i veturave nuk do të jetë më në Zonën Industriale në Fushë Kosovë por do ta zhvendosim pikërisht në këtë lokacion ku kemi filluar punimet, në Kodrën e Trimave. Autoshkollat do ta kenë lokacionin e veçantë. Ato do të zhvendosen nga “Stacioni i Autobusëve” në lokacionin i cili do të rregullohet në Kodrën e Trimave”, ka shkruiar Rama në Facebook.

Sipas tij, komunikacioni do të ketë shumë lehtësime me përmbylljen e këtij projekti.

“Së bashku me Drejtorin e Investimeve Kapitale, Krenar Xh Xhaferi dhe Drejtorin e Inspektoriatit të Kryeqytetit, Florian Dushi vizituam punimet të cilat tashmë vetëm se kanë filluar në realizimin e këtij projekti të madh”, ka përfunduar kryetari Rama.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

goditen barbarisht 49 vjecarin me shkop bejsbolli zbardhet ngjarja ne kavaje sherri nisi ne nje lokal per borxhin 25 mije euro 64e66a4c38c62
Story i mëparshëm

Goditën barbarisht 49-vjeçarin me shkop bejsbolli, zbardhet ngjarja në Kavajë! Sherri nisi në një lokal për borxhin 25 mijë euro

gripshi flet para perballjes me bate borisovin 64e66a5af3cbc
Story i radhës

Gripshi flet para përballjes me Bate Borisovin

Të fundit nga

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi
ShkoLartë