Detaje të reja kanë dalë në lidhje me sherrin në Kavajë, ku mbeti i lënduar 49-vjeçari, Zenel Lushkja pasi u dhunua me shkop bejsbolli nga disa persona.
Mësohet se sherri ka nisur mes 23-vjeçarit Danjel Habibi, 35-vjeçarit me inicialet Q.B., dhe 49-vjeçarit të plagosur, ku shkak për ngjarjen është bërë një borxh prej 25 mijë euro.
Danjel Habibi i ka pasur borxh 25 mijë euro 49-vjeçarit Zenel Lushkja, ku në debat e sipër bëhet me dije se 49-vjeçari i revoltuar e ka goditur me grusht.
Në momenti kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë në lokal dhe persona të tjerë kanë ndërhyrë për të shuar sherrin por duket se nuk ka përfunduar në lokal pasi disa orë më vonë janë konfliktuar sërish dhe 49-vjeçari i kanë goditur edhe makinën, BW.
Ndërkohë policia po heton lidhur me ngjarjen dhe po punon për kapjen e autorëve, sakaq i plagosuri Zenel Lushkja ka marrë edhe trajtim mjekësore.