Kryeministri Edi Rama ka ironizuar protestuesit kundër rritjes së çmimeve, duke thëne se nëse do të ishte për ata ai vetë do të bashkëpunonte që çmimi i vajit të dyfishohet. Gjatë një takimi me furnizuesit e ushqimeve, kreu i qeverisë i kërkoi që ata të mos abuzojnë me çmimet në këto kohë lufte.
“Sot është patriotizmi në radhë të parë, për ju biznesmenët është mundësia të lanë mëkatet dhe kur të mbarojë lufta
Imagjinoni sikur të nxirrni fitime mbi gjakun e atyre që vriten andej dhe mbi lotët e këtyre që janë këtej. Nuk e kam për ata që protestojnë, se për ata unë do bashkëpunoja me ju që ta bëja çmimin e vajit dyfish., por imagjinoni të nxirrni fitime dhe kur të shkoni tek Shën Pjetri t’ju thotë çfarë keni bërë në atë jetë. Ju do ti thoni që kemi bërë këtë dhe atë, Dhe pastaj t’ju thotë: Si ka mundësi që kur ishte lufta në Ukrainë keni fituar aq shumë. Kjo nuk dihet të ndodhë sepse pastaj ju takon rrethi i fundit i ferrit.
Këtu është i ndarë zoti, në botën tjetër është një. Vetëm emrin e ka ndryshe, ferri dhe parajsa.
Unë jam kundër ndërhyrjeve të çfarëdolloj të shtetit në shtyllën kurrizore të tregut. Jo se jam ideologjikisht i penguar të jem pro, por në kushte paqeje kjo është skandal. Ndërsa në kushte lufte kjo është domosdoshmëri., Prandaj sot jam këtu bashkë me ministren. Dua bashkëpunimin tuaj të plotë është sepse e duam me bindje dhe dëshirë”, tha Rama.