Rama paralajmëroi një lajm të pabesueshëm mbi rolin e Shqipërisë/ Çfarë pritet nga takimi i kryeministrit me Sekretarin Blinken

Kryeministri Edi Rama do të takohet më 15 shkurt në SHBA me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken

Rama do të udhëtojë drejt SHBA-së në kuadër të nisjes së mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ndërsa gjatë kësaj kohe ai do të takojë edhe Blinkenin me ftesë të tij. Ky do të jetë takimi i dytë mes Edi Ramës dhe Antony Blinken, pas atij të 13 qershorit 2021 në Bruksel, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G.

Nuk dihet se cili do të jetë fokusi i bisedimeve mes Ramës dhe Blinkenit, ndërsa kujtojmë se në lidhje me tensionet Rusi- Ukrainë, Rama ka paralajmëruar se “në ditët në vijim do të dëgjoni diçka që do të ishte e pabesueshme për rolin e Shqipërisë”. Mbetet për t’u parë se cili është qëllimi i takimit dhe çfarë do të prodhojë ai për vendin tonë. Në 19 gusht 2021, Sekretari Blinken i telefonoi Kryeministrit Edi Rama për ta falënderuar pas gatishmërisë për të pritur qytetarët afganë në nevojë.

Administrata e Presidentit Biden, përmes Sekretarit Blinken, po tregon një vëmendje të posaçme ndaj rajonit tonë, e cila ishte zbehur vitet e fundit. Vetë Blinken emëroi tre muaj më parë Gabriel Escobarin si të dërguar special për Ballkanin. Takimi i Ramës me Blinkenin vjen edhe pas shpalljes “non grata” të ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe ashpërsimit të retorikës së tij ndaj SHBA-së. Ftesë për të vizituar Uashingtonin ka marrë edhe kreu Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vizitës së fundit në Tiranë të Gabriel Escobarit.

Me datën 25 shtator të vitit të kaluar, Kryeministri Edi Rama foli përballë Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku evidentoi disa nga prioritetet e qeverisë shqiptare, nga lufta kundër pandemisë te problematikat mjedisore, nga dialogu rajonal te çështja e Kosovës, edhe në kuadër të anëtarësimit shqiptar për periudhën 2022-2023 në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ковачевски-Столтенберг: Северна Македонија високо вреднуван партнер во НАТО

Story i radhës

Më shumë borë në Mavrovë, më ftohtë në Kodrën e Diellit

Të fundit nga