Rama nxjerr shifrat: 8.5 milion turistë të huaj vizituan Shqipërinë!

September 14, 2024
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat e turistëve të huaj që kanë vizituar vendin në 8 muajt e parë të vitit.

Kreu i qeverisë shkruan se 8.5 milionë vizitorë shijuan Shqipërinë nga janari deri në gusht.

Rama shprehet se “gjithmonë e më të shumtë janë edhe turistët nga vendet e largëta dhe jo tipike si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e re dhe Australia, por edhe Azerbajxhani, Kina e Japonia, ku shifrat në rritje përkthehen edhe në një super-promovim për Shqipërinë.”

Ai shtoi se viti turistik vijon ende me grupe të tëra që shijojnë atraksionet nga veriu në jug.

8,5 MILIONË vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti, jo vetëm më të shumtë në numër krahasuar me çdo vit të mëparshëm, por edhe me një larmishmëri vendesh të origjinës, ku patjetër vijojnë të konsolidohen tregjet karakteristike, ama gjithmonë e më të shumtë janë edhe turistët nga vendet e largëta dhe jo tipike si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e re dhe Australia, por edhe Azerbajxhani, Kina e Japonia, ku shifrat në rritje përkthehen edhe në një super-promovim për Shqipërinë, ndërsa viti turistik ende vijon me grupe të tëra që shijojnë atraksionet nga veriu në jug, nga alpet deri në sitet e kulturës, kalatë historike e qytetet UNESCO, pa harruar ushqimin fantastik që s’ka të krahasuar dhe mikpritjen shqiptare të hotelierëve që na bën krenarë”, shkruan Rama.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Heqja e gjuhës shqipe nga tabelat në Bllacë, VLEN: Është porositur nga ish-drejtuesit e “Rrugëve Shtetërore”, do të prodhohet një e re në përputhje me ligjin për gjuhët

Story i radhës

Saranda Imeri Stafai: VLEN MBULON TURPIN E BDI -së

Të fundit nga

Austria ndalon martesat mes kushërinjve

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç, si
sqmken
ShkoLartë