Heqja e gjuhës shqipe nga tabelat në Bllacë, VLEN: Është porositur nga ish-drejtuesit e “Rrugëve Shtetërore”, do të prodhohet një e re në përputhje me ligjin për gjuhët

September 14, 2024
1 minut lexim

Në lidhje me heqjen e gjuhës shqipe nga tabelat në afërsi të vendkalimit kufitar në Bllacë, ka reaguar koalicioni VLEN, që siç thotë, bëhet fjalë për një tabelë e cila është porositur nga ish-drejtuesit e Agjencisë së Rrugëve Shtetërore, përcjell TV21. VLEN tha se, tabela tashmë është larguar dhe kanë urdhëruar një kompani që të prodhojë një të re në përputhje me dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. VLEN tutje potencoi se, do të ketë hetim të brendshëm, për siç thanë, për të parë nëse bëhet fjalë për një gabim teknik apo një provokim i qëllimshëm me prapavijë politike.

“Së pari, bëhet fjalë për një tabelë e cila është porositur nga ish-drejtuesit e Agjencisë së Rrugëve Shtetërore. Së dyti, ajo është tashmë e larguar dhe kompania Granit është ngarkuar menjëherë për të prodhuar një të re në përputhje me dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, e cila do të vendoset në të njëjtin vend. Së treti, me iniciativë të zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Rrugëve Shtetërore, Nazim Taipi, do të kryhet një hetim i brendshëm për rastin konkret që duhet të përcaktojë nëse bëhet fjalë për një gabim teknik apo një provokim i qëllimshëm me prapavijë politike për të nxitur tensione ndëretnike, të ngjashme me disa të tjera që kemi arritur t’i parandalojmë me sukses. Apelojmë opinionin që me vëmendje të ndjekë disa informacione mediatike në periudhën e ardhshme, sepse, siç do të dalin në dritë skandalet korruptive të ish-funksionarëve qeveritarë, presim të ketë gjithnjë e më shumë përpjekje për të futur përçarje”, tha VLEN.

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

haradinaj flet per kerkesat e vuciqit vazhdimesi e luftes se tij kunder kosoves 66e5838ecdb1b
Story i mëparshëm

Haradinaj flet për kërkesat e Vuçiqit: Vazhdimësi e luftës së tij kundër Kosovës

rama nxjerr shifrat 8 5 milion turiste te huaj vizituan shqiperine 66e58620a28d0
Story i radhës

Rama nxjerr shifrat: 8.5 milion turistë të huaj vizituan Shqipërinë!

Të fundit nga

Filloi testimi i 300 specializantëve për punësim

2 Shkup, 30 prill – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski pasditen sotme u dëshiroi sukses dhe fat, specializantëve para fillimit të testimit të
ShkoLartë