Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur vizitën e tij në Gjermani.
Ai mbërriti pak pas mesditës në Aeroportin e Berlinit, ku u prit me një ceremoni të veçantë.
Takimet zyrtare Rama pritet t’i zhvillojë të hënën.
Mes këtyre takimeve do të ketë edhe një takim mjaft të rëndësishëm me kancelarin gjerman, Olaf Sholz.