Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Shkup: Kurrë më afër anëtarësimit se sot

July 1, 2025
1 minut lexim

Shkup, 1 korrik –  Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup, ku po merr pjesë në Samitin dyditor mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili është fokusuar në zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, në nisje të samitit, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se vendet e Ballkanit janë sot më afër se kurrë realizimit të aspiratës për anëtarësim në BE.

“Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumë shekullore dhe më vjen mirë që ka një atmosferë pozitive në këtë drejtim. Jemi shumë afër anëtarësimit dhe besoj fort që do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona. Plani i përbashkët do të realizohet plotësisht,” u shpreh Rama.

Gjatë samitit, pritet që liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian të diskutojnë mbi zbatimin e Planit të Rritjes, një nismë që synon të afrojë më shumë vendet e rajonit me tregun e përbashkët evropian dhe të nxisë zhvillimin ekonomik.

Në sesionin hapës, pjesëmarrësve iu drejtuan me fjalë përshëndetëse kryeministri i RMV-së Hristian Mickoski dhe Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos.

Në këtë takim është konfirmuar edhe pjesëmarrja e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i cili do të ndajë të njëjtin panel diskutimi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Samiti pritet të ketë dy panele diskutimi:

Në panelin e parë me temë “Plani i Rritjes: Vlerësimi, hapat e ardhshëm dhe komunikimi”, liderët e rajonit, përfshirë kryeministrin Rama, do të diskutojnë mbi përparimin dhe zbatimin e iniciativave kryesore të Planit të Rritjes, veçanërisht ato të Shtyllës 1 që përfshin turizmin, mbrojtjen e konsumatorit dhe lehtësimin e qarkullimit në kuadër të “Autostradës” së Tregut të Përbashkët.

Ndërkohë, paneli i dytë, i titulluar “Thellimi në Shtyllat e Planit të Rritjes”, do të mbledhë ministrat për Çështjet e BE-së, përfaqësues të institucioneve evropiane, organizatave rajonale dhe partnerëve zbatues, për të analizuar detajet teknike të secilës shtyllë dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm drejt integrimit.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

​Danimarka merr Presidencën e BE-së: A mund të ketë Kosova avancim në rrugëtimin evropian?

Të fundit nga

Fillon afati kalimtar

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka vendosur që afati i rregullt kalimtar veror të jetë i hapur prej 1 deri më 15 korrik. Vendimin për afatin kalimtar, që hapet të
ShkoLartë