Rama mes dy zjarresh!

min lexim

Kërcëllimi i armëve mes Kosovës dhe Serbisë e ka shqetësuar tej mase edhe kryeministrin Rama.

Ai tash ka mbetur mes dy zjarresh. Këto ditë e tërë EU kishte zbarkuar në Tiranë, kurse kryeministri Rama ishte në qendër të vëmendjes, ashtu siç ëndërronte vetë ai. Dikujt i binte në gjunjë, dikë e përqafonte e dikë e puthte.

Po mos të ishte grushti ndaj Berishës (nëse se ka porositur vetë ), Rama do të përjetonte ekstazë, sepse ky ishte një eveniment i paharruar në jetën e tij.

Ende pa u çlodhur nga Samiti, lindi çështja tjetër. Kurti si një rebel i papërmirësueshëm, donë të na fus në konflikt me Serbinë. A i thuhet kësaj  mençuri apo pjekuri, ma thoni.

 Rama me vite është përkujdesjen për përmirësimin e marrëdhënieve shqiptaro – serbe, sidomos duke lidhur miqësi me Vuçiqin, kurse ky Albini sa hapë e mbyll sytë, të gjitha i shkatërron.

Së bashku e kishin propozuar Ballkanin e Hapur. Kishin investuar në këtë projekt, mund, djersë e dije, duke i bindur edhe shtetet tjera që t´u bashkoheshin.

Sipas këtij projekti bujqit shqiptar do të shisnin speca, domate, pras, (purri), vezë, pula, gjela, bimë shëruese, shalqi, kastravecë edhe në Serbi, kurse Serbia po ashtu do t´i sillte prodhimet e veta, sidomos ato industriale në Shqipëri.

Ndaj bandave të Vuçiqit në Kosovë reaguan Pandeli Majko, Meta e Berisha duke ia bërë me dije Vuçiqit se shqiptarët do të jenë një, kurse mbetet të shihet çështja, se si do t´ia bëjë Rama.

Të pres se si do të zhvillohen ngjarjet! Ta kërcënoi e qortoi Kurtin, apo t´i kërkoi falje Vuçiqit në vend të Kurtit, apo t´i bie në gjunjë Vuçiqit, që mos ta sulmoi Kosovën, sepse çka do të ndodhë pastaj me miqësinë tonë.

Kjo është një dilemë hamletjane, që kurrë Rama nuk e kishte menduar, të binte në një pozitë të tillë.

E kishte frikësuar grushti ndaj Berishës, po kjo që po ndodhë tani, i tejkalon të gjitha limitet.

Grushti u harrua. Samiti do të harrohet, po çka do ndodh tutje. Ah… Hashim trimi, po çka më bërë. Kush e solli këtë Albin Kurtin këtu.

Ky si duket për Kosovën, do ia vejë flakën tërë Ballkanit që të digjemi të gjithë pastaj. Kësaj nuk i thuhet mençuri. Borell nuk ishte i çmendur, jo vetëm që e kishte kritikuar Kurtin, po si duket edhe i kishte bërtitur.

Borell po ashtu reagoi vetëm ndaj sulmit të policisë së Eulexit. Ai s´është budalla, të reagoi edhe ndaj sulmeve të policisë së Kosovës nga bandat serbe. Ky s´është problem i tij. Ndoshta do të ishte mirë që edhe unë ta bëjë një reagim të njejtë, mendoi Rama.

EU kur i thoshte Isa Mustafës jepe firmën këtu, ai e jepte. EU kur i thoshte Thaçit jepe firmën këtu, ai e jepte. Gurit nuk i bihet me kokë.

Mustafa tha këto ditë, ne jemi popull i vogël, prandaj duhet t´i dëgjojmë të mëdhenjtë.

Unë jam në hall tash me Berishën, opozitën, Durrësin kurse më është shtuar tash edhe Kosova.

 Si do që të ndodhë, unë duhet të luftoi për miqësinë time me Vuçiqin. Deti kos u bëftë.

Mars – Rover (Satirë)

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

Story i mëparshëm

​Në Bullgari u arrestuan 70 persona të dyshuar si migrantë të paligjshëm

Story i radhës

Çfarë do të thotë të keni këtë gropë midis hundës dhe buzës së sipërme?

Të fundit nga