rama ka nje pakice uzurpatore meta smund ti lejojme te tallen me qytetaret 642027573c7d7

“Rama ka një pakicë uzurpatore”/ Meta: S’mund t’i lejojmë të tallen me qytetarët!

March 26, 2023
1 minut lexim

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet i sigurt në fitoren e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Nga Përrenjasi, Meta deklaroi se kryeministri Rama nuk e ka më shumicën e votuesve, por ka vetëm një pakicë të cilën i ka uzurpuar dhe i ka nënshtruar me kërcënime.

Meta i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë opozitën, si e vetmja mënyrë për të çrrënjosur monizmin e vendosur nga “Rilindja”.

Meta: Rama e ka të qartë se ka një pakicë uzurpatore. Të ecim të sigurt drejt 14 majit. Do jetë një fitore plebishitare. Është e padiskutueshme. Qytetarët me të drejtë kanë thënë se duan zgjedhje, ja ku erdhën zgjedhje. Nuk janë vetëm zgjedhje vendore. Janë zgjedhje për të gjithë komunitetin. Janë një moment historik përë të çrrënjosur monizmin. Ky është modeli se si e do Edi Rama pushtetin.

Hajdutëria e tij nuk njeh kufi. Të gjithë drejt 14 majit. Të ndëshkojmë me votë këtë pakicë uzurpatore që tallet me qytetarët shqiptarë. Jo vetëm i vjedh, por i intimidon. Duan që t’i duartrokasin për shkak të frikës. Unë besoj se, jo vetëm Përrenjasin, por shumica dërrmuese e bashkive në të gjithë vendin, do votojnë koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Me këtë koalicion, fiton llogaridhënia. Me votat tuaja, do ju japim llogari për çdo gjë. Unë nuk flas dot shumë për Përrenjasin, pasi e dini më mirë sesa unë, por mua më mjafton Tirana. Isha në një emision, me një nga gazetaret e njohura dhe i thashë, mund të ma thuash emrin e kryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës? Jo më tha. Pyeta dhe njerëz të tjerë, nuk e dinin.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

france pavaresisht protestave qeveria nuk do te terheqe reformen e pensioneve 642025b529811
Story i mëparshëm

Francë, pavarësisht protestave qeveria nuk do të tërheqë reformën e pensioneve

keisi qan pas spektaklit ne bbva thote se nuk ka qene ne lidhje me lorencin 6420287ec9037
Story i radhës

Keisi qan pas spektaklit në BBVA, thotë se nuk ka qenë në lidhje me Lorencin

Të fundit nga

Opel sjell Mokka GSE Rally

Opel ka përditësuar linjën e tij GSE performance për automjetet elektrike, dhe para se modeli i parë prodhues të dalë në rrugë, kompania gjermane prezantoi një veturë rally. Bëhet fjalë për modelin

Lojtari më i mirë i ndeshjes finale

Totenham u shpall kampion i Europa League duke mposhtur në finalen e zhvilluar në Bilbao, Mançester Junajtidin me rezultatin 1-0. Golin e vetëm dhe vendimtarin e kësaj finaleje e realizoi Xhonson në fundin
ShkoLartë