Keisi qan pas spektaklit në BBVA, thotë se nuk ka qenë në lidhje me Lorencin

Keisi Medini ka shpërthyer në lot pas spektaklit të natës së kaluar (e shtunë) në Big Brother VIP Albania.

Ajo ka ngelur e habitur dhe nuk e priti aspak mirë deklaratën e Lorenc Hasramës, ku tha se ata kanë qenë të lidhur jashtë shtëpisë.

Gjatë një bisede me Luizin, biondja ka thënë se nuk ishin të lidhur por në një njohje.

Këngëtarja tutje theksoi se nuk do dëshironte të hapej fare kjo temë, për faktin se del e shëmtuar jashtë.

Pjesë nga biseda e Luizit dhe Keisit:

Luizi: “Nuk e ka bërë për të të dëmtuar lojën ty”.

Keisi: “Nuk e kam për atë”.

Luizi: “Po për ça? Për faktin se me demek po të del nami që ke qenë e lidhur?”.

Keisi: “Nuk kam qenë e lidhur, kemi patur njohjen tonë, ça lidhje ka se kemi një jetë aty jashtë po në momentin që ti futesh brenda unë dal shumë shëmtuar. Nuk do doja të hapej fare si temë. Nuk kam pasur dëshirë”.

Nga ana tjetër, Lorenci po qëndronte i mërzitur dhe i vetmuar në dhomën e grimit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Rama ka një pakicë uzurpatore”/ Meta: S’mund t’i lejojmë të tallen me qytetarët!

Story i radhës

Krerët shtetërorë zotohen për vendosjen e drejtësisë për krimet e luftës në Kosovë

Të fundit nga