Rama i uron fitoren Macronit: Uroj ta mirëpresim në Shqipëri së shpejti

April 24, 2022
1 minut lexim

Kryeministri, Edi Rama, ka uruar Emmanuel Macron për zgjedhjen si President i Francës për një mandat të dytë 5 vjeçar.

“Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë” shkruan Rama.

Presidenti francez Emmanuel Macron fitoi ndaj rivales së tij të ekstremit të djathtë Marine Le Pen me një epërsi komode në zgjedhjet e së dielës, sipas parashikimeve të hershme nga katër sondazhe, duke siguruar një mandat të dytë dhe duke shmangur kështu një tërmet politik në vend.

Parashikimet e para nga kompanitë e sondazheve Ifop, Elabe, Opinionëay dhe Ipsos tregojnë se zoti Macron siguroi 57-58 % të votave. Përpara votimit, sondazhet tregonin se Presidenti francez do të fitonte me 56%.

Zonja Le Pen pranoi humbjen por tha se do të vazhdojë luftën politike kundër Presidentit Emmanuel Macron në prag të zgjedhjeve parlamentare të qershorit.

“Francezët treguan sot një dëshirë për një kundërpeshë të fortë ndaj Emmanuel Macronit, për një opozitë që të vazhdojë t’i mbrojë ata,” u tha ajo përkrahësve pasi dolë parashikimet e hershme që tregonin se ajo kishte humbur zgjedhjet.

Nëse parashikimet konfirmohen nga rezultatet zyrtare, Presidenti Macron do të jetë presidenti i parë francez në 20 vjet që fiton një mandat të dytë, që pas Zhak Shirakut në vitin 2002.

Por ai do të përballet me një vend të ndarë dhe me një betejë për të ruajtur shumicën e tij parlamentare në zgjedhjet legjislative në qershor.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Albin Kurti e quan Vuçiç “Putini i vogël”: Po kërcënon paqen dhe sigurinë në Ballkan si kurrë më parë

Story i radhës

Festa në Paris pas fitores së Macronit

Të fundit nga

ShkoLartë