Rama i gjendet pranë presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, e ngushëllon për humbjen e të vëllait

July 27, 2023
1 minut lexim

Sheikh Saeed bin Zayed Al Nahyan, vëllai i presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve VAM.

“Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartësia e Tij Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, mban zi për vëllanë e tij, Sheikh Saeed bin Zayed Al Nahyan, përfaqësuesin e sundimtarit të Abu Dhabit. Sheikh Saeed, i cili vuante nga probleme shëndetësore, ndërroi jetë sot”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Në lidhje me këtë lajm tragjik, ka reaguar dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, ku i shpreh ngushëllimet presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Ngushëllimet e mia më të thella për Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartësisë së Tij Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe familjes dhe miqve të tij të prekur nga humbja e vëllait të HH, Sheikh Saeed bin Zayed Al Nahyan. Uroj që ata të gjejnë forcë, ngushëllim dhe të ruajnë kujtimet më të mira të të dashurit të tyre. Ju dërgoj mbështetje dhe ngushëllime në këtë ditë të vështirë”, shkruan Rama.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lajm i keq për Borussia Monchengladbach

Story i radhës

Pishina e Gërmisë për sot do të jetë e mbyllur

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë