rama fragmentimi i sistemit te shperndarjes se ujit ne 58 ndermarrje katastrofe 68b8129273f1d

Rama: Fragmentimi i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje, katastrofë

September 3, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama po prezantoi Operatorin Kombëtar të Ujit. Rama gjatë fjalës së tij nënvizoi se nuk ka më kohë për të humbur dhe se është me shumë rëndësi që të krijohet një strukturë e re kombëtare me fokus menaxhimin e të gjitha burimeve ujore në vend, për të garantuar një efikasitet më të lartë të sektorit dhe shërbim cilësor për të gjithë abonentët. 



“Dua të ndajmë me publikun një hap të rëndësishëm që duam të hedhim së shpejti lidhur me krijimin e operatorit kombëtar të shpërndarjes së ujit. Kemi pasur një trashëgimi dramatike në sektorin e ujit që kërkon investime dhe administrim të përgjegjshëm dhe në këto vite kemi bërë investime të mëdha dhe kemi rritur përgjegjshmërinë e administrimit. Por jemi të bindur dhe duke parë ecurinë e një reforme që u ndërmor pasa ca vitesh që nuk kemi arsye të humbasim kohë dhe të besojmë në një zgjidhje tjetër përveç një zgjidhje që na është sugjeruar edhe vite më parë.  Fragmentimi në emër të decentralizimit i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte katastrofë”, tha ai.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vijojne sulmet ruse ne ukraine kievi lajmeron se u goditen nga 502 drone e 24 raketa gjate nates 68b80f884ccd3
Lajmi i mëparshëm

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, Kievi lajmëron se u goditën nga 502 drone e 24 raketa gjatë natës

kina zbulon arme te reja ne paraden ushtarake trump pershendetjet e mia per 68b813c7e7c27
Lajmi i radhës

Kina zbulon armë të reja në paradën ushtarake, Trump: Përshëndetjet e mia për…

Të fundit nga

ShkoLartë