Kryeministri Rama gjatë një takimi në Dibër tha se synimi i vërtetë i Vladimir Putinit është të mundë Perëndimin, jo Ukrainën.
“Ai diktatori atje në Kremlin nuk e ka filluar luftën për Ukrainën.
Ukraina është sebepi. E ka filluar për të gjunjëzuar gjithë Perëndimin. Dhe ne jemi pjesë e Perëndimit.
Rritja e çmimeve në stratosferë të gazit dhe energjisë elektrike është për të gjunjëzuar Perëndimin, për të “fut shejtanin në barkun e miletit” dhe për t’i thënë “çohuni se e kanë fajin këta”…”, tha Rama gjatë një takimi me qytetarët në Dibër.