Edi Rama disa muaj më parë kishte deklaruar se e ka mik Vuçiqin, dhe kishte theksuar se nuk do të implikohet në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”: Sa qëndron ky deklarim i Edi Ramës, e tregoj edhe fjalimi i tij i fundit në KiE, ku ai asnjëherë të vetme nuk e zuri në gojë për të keq presidentin serb, Aleksandër Vuçiqin. Fjalimi i tij ishte patriotik folklorist, pa asnjë efekt pozitiv për shqiptarët. Frazeologjitë politike nuk i sjellin asnjë dobi Kosovës, Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë.
Duhen veprime dhe punë konkrete, pa koketuar me eksponentin e kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviçin. Euforia politike e paraqitur në Këshillin e Evropës, i irritoi pjesëmarrësit, të cilët nuk drekuan me Edi Ramën. Reaksionet politike në Kosovë dhe në Shqipëri lidhur më fjalimin e Ramës, u ndanë në dy tabore, por megjithatë pjesa dërmuese e vlerësuan më shumë të dëmshëm se sa të dobishëm. Rama nuk foli për gjenocidin serbë në Kosovë, dhe nuk i vuni në shënjestër politikat kërcënuese e ekspansioniste të Beogradit zyrtar, ndaj Kosovës dhe rajonit.
Rama mbajti një fjalim të tillë, për të zhvendosur vëmendjën nga shumë probleme të grumbulluara të mbrendshme politike dhe ekonomike në Shqipëri. Foli në atë drejtim së ashtu edhe i “shpaguhet”. Rama është në marrëdhënie të mira me Vuçiqin, sepse që të dytë kanë marrëdhënie të ngushta me familjen e Gjorgj Sorosit. Kjo është qenësorja, të gjitha të tjerat kanë shumë pak rëndësi.
Pozicioni politik i Ramës dhe i Vuçiqit, është i qartë se që të dy janë sponsorët kryesor të idesë për Ballkanin e hapur, e cila ide në mënyrë përfide fshehë bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet. Të mbash marrëdhënie të mira, me një pushtet jo reformator, siç është pushteti, i Vuçiqit, kjo nuk justifikohet në asnjë mënyrë. Rama po i mbron me këto veprime interesat serbe dashur apo pa dashur, e jo ato shqiptare. Dhe, hidherimi i shumicës shqiptare me politikat e tilla është i gatshëm. Shqiptarëve iu mbetet të anulojnë oponencat e tilla politike të Edi Ramës.
Me interesat nacionale nuk duhet të lejohen lojëra të tilla. Edi Rama para së gjithash është mirë të merret me zgjidhjen e problemeve të brendshme, punë të cilën nuk po e bën mirë. Fjalimi i tij ishte edhe i natyrës populliste për të tubuar poena politikë në Kosovë dhe në Shqipëri. Është non sens, të mbash lidhje miqësore me një shtet armiqësor, i cili pa rreshtur po punon në grabitjet e reja të territoreve shqiptare, për të formuar Serbinë e Madhe. Por, si duket regjimet e tipit mafioz e gjejnë njëri-tjetrin. Shqiptarët, por edhe shtetet në rajon, nuk do të pranojnë kurrë që për “shef’ ta kenë një fashist, siç është Aleksandër Vuçiqi…!