Rama, deputetëve: Votoni për të fshirë fjalinë e paragrafit 6 të nenit 9 të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2023

November 22, 2022
min lexim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj buxhetit të propozuar nga Qeveria e Kosovës për vitin 2023.

Ai ka dalë kundër një pjese të buxhetit, për të cilën thotë se e kundërshtojnë fuqishëm.

“Në emër të kryeqytetit dhe qytetarëve të tij, dua të shpreh shqetësimin e thellë lidhur me tendencën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ridestinuar mjetet financiare nga buxheti i kryeqytetit. Në mënyrë specifike, e kundërshtojmë fuqishëm pjesën e paragrafit 6 të nenit 9 të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2023 i cili përcakton se: ‘Të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara, behën pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar’”.

“Miratimi i Projektligjit për Buxhetin e vitit 2023 në këtë formë do të paraqesë shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Neni 124, pika 5 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës specifikon se ‘Komunat kanë të drejtë të vendosin, të caktojnë, të mbledhin dhe të shpenzojnë të hyrat e veta si dhe të marrin fonde nga Qeveria qendrore, në pajtim me ligjin’. Për më tepër, Ligji për Financat e Pushtetit Lokal, neni 2, Pavarësia Financiare e Komunave, pika 2.3, parasheh që “’Për të mirë të popullsisë së komunës, Kuvendi Komunal dhe zyrtarët ekzekutiv kanë të drejtën dhe autorizimin që në mënyrë të pavarur t’i rregullojnë dhe menaxhojnë burimet financiare të cilat rrjedhin nga të hyrat vetanake komunale ose të cilat i janë ndarë komunës në formë të grantit të përgjithshëm’”, ka thënë Rama.

Tutje, ai u ka bërë thirrje deputetëve të mbrojnë interesat e Kosovës.

“Unë si kryetar i kryeqytetit, i zgjedhur për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesin e qytetarëve të Prishtinës, jam i obliguar të siguroj që të hyrat e tyre të kthehen në investime zhvillimore për Prishtinën. Në këtë rast, janë rreth 38 milionë euro të hyra vetanake të mbledhura nga qytetarët e Prishtinës, të cilat nuk mund të tjetërsohen për t’ia shpërndarë institucioneve dhe komunave tjera”.

“Dua të rikujtoj edhe një element të rëndësishëm, Prishtina çdo ditë frekuentohet nga dhjetëra mijëra qytetarë të komunave të tjera të Kosovës duke ngarkuar infrastrukturën e saj në mënyrë të vazhdueshme. Nëse Projektligji për Buxhetin e vitit 2023 miratohet në formën aktuale do të dëmtojë rëndë zhvillimin e projekteve të kryeqytetit të cilat i gëzojnë edhe qytetarët e komunave tjera”.

“Unë i bëj thirrje deputetëve të respektuar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të mbrojnë interesat e kryeqytetit ku jetojnë dhe veprojnë edhe një numër i madh i qytetarëve nga e gjithë Kosova. Unë ju bëj thirrje që të angazhoheni dhe votoni për të fshirë fjalinë e paragrafit 6 të nenit 9 të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2023 i cili përcakton se: ‘Të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara, bëhen pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar’”, ka thënë Rama.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Gjuha shqipe është gjuha e vëllezërve të mi

Story i radhës

Goditje për Vllazninë,

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,

Vit i ri, sulm i ri

Një qëllim për vitin e ri? E po, të ndryshojë. Sulmi i Milanit, mes Krishtlindjeve dhe Epifanisë, rrezikon një ristrukturim të rëndësishëm. Në ndeshjen e fundit të vitit, kundër Romës, Fonseca mund
ShkoLartë