Rama bën reagimin që nuk pritej: Nuk do të bëhem mbret! Ja kur do të largohem nga politika

January 27, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk i intereson një opozitë që sipas tij na bëri horë me botën duke i rënë politikës me vare.

Kreu i qeverisë u shpreh se nuk do bëhet mbret në krye të vendit, duke lënë kësisoj të kuptohet se do ta mendojë kandidaturën për kryeministër në një mandat të katërt.

Pjesë nga intervista në Opinion:

Rama: Si mund të mos më interesojë mua një opozitë që na bëri horr me botën, që goditi politikën me vare në kokë. Unë jam në mandatin e tretë. Pse do bëhem mbret unë këtu?! 2030-ta erdhi.

Mandati i katërt, e synon?

Rama: Unë do qëndroj për sa kohë kam këtë pasion, këtë besim, këtë energji dhe bindje. Nesër mund të ndodhë që nuk e ndjej këtë forcë e them deri këtu isha. Nuk më intereson kjo, por mosbërja horr e këtij vendi. E bënë horr Shqipërinë po të them.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ekuadori – Brazili, dy gola, dy kartona të kuq e dy kartona të kuq të anuluar  

Story i radhës

Memli Krasniqi: KEDS-i kërkoi rritje për 7%, ZRRE-ja rekomandoi rritje për 42%

Të fundit nga

ShkoLartë