Ekuadori – Brazili, dy gola, dy kartona të kuq e dy kartona të kuq të anuluar  

Brazili importon një pikë nga stadiumi “Rodrigo Paz Delgado” në Quito. 

Kariokët barazuan me rezultat 1:1 me Ekuadorin, në ndeshjen e xhiros së 15-të të kualifikueseve në Amerikën e Jugut për Kampionatin Botëror.  

Një ndeshje për t’u mbajtur mend për kartonat e kuq që u dhanë në periudhën e parë të lojës. Tre kartona të kuq, por njëri u anulua pas shikimit të sistemit VAR. Edhe një karton i kuq u anulua në pjesën e dytë!

Casemiro në minutën e 6-të shënoi nga afërsia për 0:1 në favor të Brazilit. 

Në minutën e 15-të, portieri i Ekuadorit Alexander Dominguez u përjashtua direkt me karton të kuq për arsye të ndërhyrjes së ashpër jashtë 16-shit. 

Pas 5 minutave (20’) edhe Brazili mbetet me një lojtar me pak, futbollisti Emerson Royal u përjashtua pas dy të kartonëve të verdhë. 

Çudia ndodhi në minutën e 26-të, portieri brazilian Alisson Becker u përjashtua me karton të kuq, por gjyqtari Wilmar Roldan nga Kolumbia, pasi që shikoi sistemin VAR, ka ndërruar vendimin duke e zëvendësuar atë me të verdhin, sidomos pas protestave të lojtarëve të Brazilit.

Në minutën e 75-të, Felix Torres shënoi me kokë për rezultatin 1:1.

Në minutën e 90+5, portieri Alisson Becker sërish u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve, por pasi u shikua VAR-u u anulua kartoni! Po ashtu anulohet edhe penalltia e akorduar për Ekuadorin. E habitshme apo jo!

Brazili kryeson me 36 pikë, duke lënë pas Argjentinën me 29, Ekuadorin 24, Kolumbinë 17, Peru 17, Kili 16, Uruguai 16, Bolivia 16, Paraguai 15 e Venezuela 7 pikë.

Brazili deri me tash nuk njeh humbje, ka 11 fitore e 3 barazime, por pa humbje është edhe Argjentina me 8 fitore e 5 barazime.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Monika vazhdon ngacmimet me Ilirin: Kur më do, pse më ulëret?

Story i radhës

Rama bën reagimin që nuk pritej: Nuk do të bëhem mbret! Ja kur do të largohem nga politika

Të fundit nga