Rama akuza PD se është e lidhur me Putinin dhe Rusinë, po asnjë fjalë se ai dhe PS është e lidhur me Vuçiqin dhe Serbinë!

min lexim

Kosova këto ditë po përballet me skenarin e Vuçiqit dhe Serbisë në Veriun e Kosovës për eskalim apo shpërthim të konfliktit, njësoj sikurse kishte vepruar Putini dhe Rusia në Ukrainë.

Ky është një skenar i njohur dhe nga qarqet ndërkombëtare, kuptohet vetëm është pritur shkaku dhe momenti. Destinacion i një skenari të tillë është pritur që të jetë Bosnja me protagonistin nacionalist Dodik, ose Kosova me strukturat kriminale në Veriun e Kosovës nën komandën e Listës Serbe, të dirigjuara drejtpërdrejtë nga Vuçiq.

Kosova nuk kah t´ia mbath, i duhet të qëndroj dhe t´i mbroj kufijtë e saj. Fjala e popullit thotë, miku i mirë shihet në ditë të vështira. Në këtë rast fjala është për vëllazëri, duke e marr opozitën në Kosovë e cila kuptohet që është e shqetësuar, po në këtë rast humb shumë ose fiton shumë, nëse zgjedh potezin e duhur se si rreshtohet. Votuesit më së miri i vlerësojnë partitë dhe liderët e tyre, në këto momente të vështira për vendin.

Një reagim për situatën dramatike nëpër të cilën po kalon Kosova, e patëm edhe nga kryeministri Rama. Në qarqe të ndryshme të Kosovës reagimi i tij, pas tre ditësh, u vlerësua si mbështetje për Serbinë dhe Vuçiqin. Shtrohet pyetja, pse çdo reagim i tij menjëherë merr një vlerësim të tillë në Kosovë. Ndoshta më së miri do të ishte ta sqaronte ai vetë këtë, po reagimi i ish kryeministrit Majko ishte pikërisht ashtu, që i përgjigjej interesit kombëtar.

Reagimi i Ramës më tepër vlerësohet si qortim ndaj kryeministrit Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, të cilët nuk pajtohen me politikën e kryeministrit Rama, po ai shkon edhe më larg, duke i tejkaluar kompetencat e veta dhe duke i rekomanduar Kosovës për themelimin e Asociacionit, kërkesë edhe e strukturave ndërkombëtare.

 Pra këtu qëndron e tërë problematika, sepse Vuçiq tërë këtë hap e ka ndërmarr për Asociacionin, duke shfrytëzuar si pretekst tabelat e automjeteve. Çështja tjetër është se Vuçiq është duke punuar me direktiva të Putinit për përhapjen e konfliktit në Ballkan, apo e bënë këtë nga çmenduria e tij. E tërë kjo mund vetëm të spekulohet, po mund të jetë si njëra, ashtu edhe tjetra.

Në Kosovë nga hidhërimi ndaj Ramës u reagua edhe në baza fetare, duke e quajtur edhe atlet të ortodoksizmit serb dhe grek, megjithëse më të vjetra se ortodoksizmi shqiptar s’janë as Rusia, e as Serbia.

Pse Rama vepron kështu janë tri çështje. Ose është i dehur me Ballkanin e Hapur dhe mendon se çështja shqiptare zgjidhet përmes tij, gjë që shqiptarët s’mund ta marrin me mend, ose është aq i paditur dhe naiv, ose vërtet është tradhtar i popullit shqiptar.

 Përndryshe askush nga shqiptarët nuk i kërkon të jetë nacionalist, por vetëm ta thotë realitetin ashtu siç është. Me sjelljet dhe veprimet e tij, shumica e shqiptarëve dhe sidomos e tërë Kosova, duke përjashtuar partinë e Thaçit PD, Lugina dhe Maqedonia e marrin për tradhtar.

 Përfaqësuesi i EU Borell dhe Lajçak gjithnjë deklarohen për themelimin e Asociacionit. Ata e përfaqësojnë EU, po vijnë nga vendet që asnjëra nuk e ka njohur Kosovën, prandaj sjelljet e tyre shpesh janë pro serbe.

Kosova po lufton që një Asociacion i tillë të cilin e pretendon Serbia, është një çelës për ta paralizuar edhe Kosovën sikurse Bosnjën. Këtë duhet ta kuptonte PS e Shqipërisë dhe Rama, i cili me kënaqësi thotë se PD e Shqipërisë është e dirigjuar nga Rusia dhe Putini, sikurse që shumica e shqiptarëve në Kosovë, Luginë dhe Maqedoni mendojnë se edhe PS dhe kryeministri Rama, mbrojnë interesat e Serbisë dhe janë tërësisht nën dirigjimin e Vuçiqit.    

Story i mëparshëm

Sekretari shtetëror në MPJ, Toshevski realizon takim me ambasadorin kosovar dhe atë italian

Story i radhës

Ndërrohet lokacioni i stacionit policor Veriu në Prishtinë

Të fundit nga