rama 2024 a vit i investimeve te medha kapitale 64e24bcf95189

Rama: 2024-a vit i investimeve të mëdha kapitale

August 20, 2023
1 minut lexim

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka paralajmëruar më shumë investime kapitale në vitin 2024.

Në investimet kapitale që i ka përmendur Rama, përfshihen përfundimi i ndërtimit të Unazës së brendshme të qytetit, lidhja e Arbërisë me Pallatin e Rinisë, ndërtimi i  tunelit në rrugën “Agim Ramadani” e ndërtimi i pjesës së dytë të rrugës “Jim Xhema”.

Ai ka paralajmëruar edhe ndërtimin e shkollave e çerdheve të reja. Rama ka thënë se vitin e ardhshëm do të ketë menaxhim më efikas të mbeturinave.

“Gjatë javës që po e lëmë pas u mblodhëm me të gjithë ekipin në njërin prej fshatrave më të bukur të Kryeqytetit për të përpiluar buxhetin që i adreson maksimalisht nevojat e kryeqytetasëve. Viti i ardhshëm do të jetë vit i investimeve kapitale, ku përfshihen përfundimi i ndërtimit të Unazës së brendshme të qytetit, e cila lidhë Arbërinë me Lakrishten, lidhja e Arbërisë me Pallatin e Rinisë, ndërtimi i tunelit në rrugën ‘Agim Ramadani’,  ndërtimi i pjesës së dytë të rrugës ‘Jim Xhema’, sallës së madhe multifunksionale, ndërtimi i shkollave e çerdheve të reja, përmirësimi i tërësishëm i infrastrukturës rrugore brenda kryeqytetit, menaxhimi efikas i mbeturinave, e plot punë të tjera për #Prishtinënpraktike e të përjetimeve”, ka shkruar Rama.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

union berlin ben poker ndaj mainz dhe e nis me kembe te mbare sezonin e ri 64e24bc84bf8c
Story i mëparshëm

Union Berlin bën “poker” ndaj Mainz dhe e nis me “këmbë të mbarë” sezonin e ri

ne vend te frenave shkel gazin shoferi i moshuar perfundon brenda lokalit me makine 5 te lenduar 64e2507feb9ec
Story i radhës

Në vend të frenave, shkel gazin, shoferi i moshuar përfundon brenda lokalit me makinë, 5 të lënduar

Të fundit nga

Bitcoin prek rekord të ri

Sapo Bitcoin arriti një rekord të ri historik të mërkurën, bastvënësit në Polymarket hodhën menjëherë sytë drejt një objektivi edhe më të lartë, njëqind e pesëmbëdhjetë mijë dollarë, (115.000), brenda nëntë ditëve
ShkoLartë