Raketat balistike goditën Irakun, raportohet se ato janë nisur nga Irani

March 13, 2022
1 minut lexim

Disa raketa kanë shënjestruar qytetin irakian Irbil dhe zyrtarët amerikanë kanë thënë se ato janë nisur nga Irani.

Raketat kanë goditur qytetin në orët e para të 13 marsit, duke shënjestruar ndërtesën e re të konsullatës amerikane dhe një zonë në afërsi, mirëpo ato kanë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe një civil është plagosur, ka thënë Ministria e Brendshme kurde.

Një korrespodent i televizionit shtetëror iranian me bazë në Irak, ka thënë se raketat kanë pasur qëllim “bazat sekrete izraelite”.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit e ka quajtur sulmin “të egër”, mirëpo ka thënë se asnjë amerikan nuk është lënduar dhe nuk ka dëme në objektet e Qeverisë amerikane në Irbil.

Një zyrtar amerikan i Mbrojtjes është cituar të ketë thënë se raketat janë nisur nga një qytet i Iranit, transmeton agjencia e lajmeve, Associated Press.

Forcat amerikane të stacionuara në kompleksin e aeroportit ndërkombëtar të Irbilit janë goditur në të kaluarën me raketa dhe sulme me dronë, për të cilat zyrtarët amerikanë drejtojnë gishtin te grupet e lidhura me Iranin.

Megjithatë, për sulme të tilla nuk është raportuar në muajt e fundit.

Ky sulm ka ndodhur disa ditë pas një sulmi izraelit afër Damaskut të Sirisë, i cili ka lënë të vdekur dy anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit.

Teherani e ka dënuar ashpër sulmin dhe është zotuar se do të hakmerret.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjëja e parë që shihni në foto tregon se çfarë ju mungon tani

Story i radhës

Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq, si dashuria e Romeos dhe Zhulijetës

Të fundit nga

​Milani emëron trajnerin e ri

Milani konfirmon emërimin e Sergio Conceiçao si trajner i ri i tyre, duke thënë se portugezi ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2026. “AC Milan njofton se Sérgio Paulo Marceneiro da Conceição

Avokati Rrecaj: Kurti po synon me kap gjyqësorin

Avokati Visar Rrecaj ka thënë se kryeministrit siç duket nuk i pëlqen emri dhe figura e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj. Sipas Rrecajt kryeministri në një intervistë nuk ka
ShkoLartë