Radiografia e shpirtit me durim, guxim dhe dinjitet

February 14, 2022
min lexim

Dedë Preqi është një mjeshtër i mendimit të lirë dhe profesionist i analizave të pjekura politike lidhur me aktualitetin shqiptar në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë. Publicistika e Dedës josh admirimin e dashamirëve tanë, sepse ka shkruar dhe shkruan me sinqeritet konform zërit të zemrës. Autori dëshmon se din të shkruajë për një përrallë të bukur që ka të bëjë me Kosovën. Deda e njeh për së afërmi realitetin politik dhe ekonomik të Kosovës, dhe shkruan me syrin kritik të një observatori fin e të mirëfilltë që jep dritën jeshile se si mund të dilet nga kriza aktuale e këtij vendi të bekuar nga hyjnitë. Ai është një shembull i rrallë i durimit, guximit dhe dinjitetit.

Ata që nuk e sigurojnë ekzistencën me djersë, nuk kanë asnjë vlerë, thekson Neki Lulaj në një koment të tij: “I nderuar! Kam një konsideratë të posaçëm ndaj juve! Ju jeni një klithmë universale dhe shumë origjinale që ballafaqoheni me tema shumë interesante të cilat ju janë bërë brum shpirti, sepse ju i keni thellë rrënjët në tokën tonë të bekuar, kurse ata që po manipulohen e mashtrohen, zoti do t’i mallkojë.” Analizat e autorit t’i përkujtojnë vargjet e poezisë “Durimi” të Mitrush Kutelit: “Dhe unë,/ ja, unë!/ që isha zot/ që qëmot:/ mbeta pa dhè,/ bujk pa dhè/ bari pa kope/ këtu,/ në dherin tim./ Dhe plori m’u ndryshk,/ Hambari m’u/ myshk…/ Po shpresa s’m’u vyshk!/ Durova,/ durova,/ Sa nuk duron njeri,/ as Perëndi!”

Tregimi është një krijim artistik që i kushtohet një ngjarjeje të veçantë, duke përmendur me hollësi emra dhe evenimente/ngjarje, si dhe detaje se çfarë ka ndodhur përpara dhe pas kësaj ngjarjeje. Dedë Preqi është një nga krijuesit më të mirë të diasporës sonë, jo vetëm në fushë të analizave politike, por edhe si një mjeshtër i përsosur që din të përshkruajë ngjarje të veçanta në formë tregimi. Ajo që impresionon është njohja e përsosur e gjuhës shqipe, si dhe sinqeriteti dhe sensibiliteti kushtuar një personi apo evenimenti të veçantë. Ja radiografia e shpirtit shqiptar në mërgim, sipas autorit të këtij tregimi realist:  “Djaloshi e fillon punën në një fshat të kantonit Graubinden, në një shtallë  me bagëti, ku para se t’ia filloj punës, ishte prezent  edhe vëllau i tij, icili e kishte bërë kontratën me punëdhënësin, duke ia  sqaruar në fillim disa gjëra nga punë punëdhënësi, në mënyrë që të respektohet puna dhe rregullat familjare, orari  i punës dhe i bukës. Mirëpo, pasi largohet vëllau i vet, i cili punonte diku largë nga ky vend, djaloshi ndjehet shumë i vetmuar, me ç’rast nuk mund t‘i përmbajë lotët, por punëdhënësin as që e brengosi kjo gjë fare duke e urdhëruar menjëherë t’ia  filloi punës, me heqë dhe me bajtë plehun e shtallës, dhe shumë punë tjera, të cilat ishin të rënda për të.” (“Me pasaportë të qenit kalon kufirin”)

Faktorët që e zhdukin qenjen humane janë: Politika pa principe, kënaqësia pa angazhim, pasuria pa punë, mençuria pa karakter, biznesi pa moral, shkenca pa humanitet dhe lutjet pa mirëbërësi. Duke parafrazuar mendimin e Dardan Binçës për një gazetar tjetër (G. M.), konstatojmë se edhe Dedë Preqi  është i madh sepse është i ndershëm, është real dhe paqëdashës. Nuk bënë dallime, por e thot të vërtetën dhe realitetin. Ka mendje të shëndoshë, ka zemër të madhe, dhe mbi të gjitha, ka mirësi e dashuri për të gjithë.

DISA NGA KOMENTET E ZEMRËS SHQIPTARE

Këtë shkrim e kisha fut në Kushtetutë. Z. Dedë Preqi, si gjithmonë edhe këtu vjen me një shkrim të mrekullueshëm, për të cilin kisha thënë se duke analizuar njeriu mund nga ky shkrim të nxjerrë ligje kushtetuese për Parlamentin e Kosovës dhe të Shqipërisë në veçanti. Kishte me qenë mirë që parlamentarët tanë një kohë të gjatë ta kenë këtë shkrim si ngrënje mëngjesi, që dua të them; para çdo seance parlamentare së pari ta lexojnë këtë shkrim e më pas t’ia fillojnë me bekim. Është një analizë pa ofenduar askënd, por që i dëshiron të mirë shoqërisë sonë duke filluar nga institucioni më i lartë. Lirisht e them se neve shqiptarët në përgjithësi jemi të papjekur politikisht kështuqë nga atëherë edhe kemi politikaj të tillë, nëse e meritojnë këta të sotmin edhe të quhen politikaj, sepse gjithçka janë por politikaj në kuptimin e plotë të fjalës, dmth për të mirë dhe në dobi të shtetit-popullit nuk janë. Prandaj, meqë e kanë të humbur busollën-orientimin (duke shiquar vetëm interesat e tyre e të familjeve të tyre personale) është normale se në institucionet tona kemi të tillë, të pakultuaruar politikisht (e ndoshta edhe në jetë), të papërgjegjshëm, të pandërgjegjshëm, të paskurbulltë, shkurt pa moral e etikë politike…(kush dha dorëheqje nga politikajt shqiptarë deri sot?!!!) Po i bie se jemi të pagabuar, që do të thot se jemi shumë shumë larg realitetit, të vërtetës dhe jetës. Deri sa të kemi politiakaj të këtill (së paku këta që mirrën publikisht me politikë), nuk do kemi as politikë, as institucione e as shtet. Çobanët (pa ofenduar çobanët e ndershëm e të urtë) po e udhëheqin popullin shqiptar. Nga këta një kohë të gjatë mos pritni asgjë meqë i kanë shti shumë shumë shumë thellë rrënjët! Farkeqësisht! (Dardan Binça)

Vetëm parlamente nuk janë. Lexova më vëmendje shkrimin tuaj Dedë Preqi dhe nuk mund të ja heqë asnjë presje, shqetësimit tuaj. E keqja qëndron në atë që ne nuk kemi kulturë politike në përgjithësi dhe kulturë morale në veçanti. Pra fjala është në politikë. Këto shqetësime i kam parashtruar disa herë në shkrimet e mija por më kot. Etika dhe morali edhe mund të fitohet më ngritje shkollore por në përgjithësi edukaten njeriu e merr nga familja pra nga trungu amë që këta nuk e kanë e më vonë nga shkolla. Në këtë rast për deputetet tanë që të dyja mungojnë andaj pak ka vënd për befasi në të mirë. Poqese i lexojnë këta rreshta jam mëse i sigurt se nuk do ndikojnë për së miri për tu përmirsuar perkundrazi do të na quajnë të marr të krisur etj etj, sepse nuk janë në gjendje të gjykojnë, vetem zoti i mëshiroftë! Ty të lumtë dhe mbetsh më shëndet dhe të urojë gjitha të mirat në jetë, i bekuar! (Hasan dhe Lajde Blakaj)

Parlamenti pa kulturë . Jo rastësisht e lexova këtë artikull pak para se me ra në gjumë dhe mendova ta lexoj edhe njëherë të nesërmen, por nuk munda sepse më pëlqej shumë fillim e mbarim dhe e lexova edhe njëherë, duke i thënë autorit, të lumtë pena. Unë nuk jam analist dhe nuk i kuptoj gjanat shumë në politikë, por ky shkrim po më pëlqen diqka në veqanti, sepse nuk bënë autori një kritikë përsonale, por kritikën ia drejton py emër të gjithë atyre që e meritojnë dhe atyre që kanë ndopak ndërgjegje në vete, jo vetëm si deputet, por si qenje njerëzore. Ashtu edhe vet titulli i artikullit e ka domethanjen e mrekullueshme, që do të thotë, Parlamenti pa kulturë, sikur bazamenti pa armaturë, dhe si i tillë është edhe Parlamenti i Kosovës, mos të themi se ia kalon edhe Parlamenti i Shqipërisë.Prandaj, kisha me u zgjanue edhe ma shumë dhe me komentue për kët temë shumë të qëlluar, por mos ta teproj, vetëm dua ta përshëndes autorin, duke i uruar suksese dhe publikime tjera, të këtij rangu.

(Profesori, CH)

Imazhi i diasporës . Shumë i repektuar autor! Uunë e lexoj me kujdes kët portal të çmushëm dhe kam respekt edhe për Ilirin i cili ësht një ambasador i madh i qështjes kombëtare që mbanë të gjallë kët Zemër Shqiptare, por kët rast po të drejtohem ty Dedë Preqi! Shkrimet e juaja janë të veçanta, të cilat i lexoj me plot dëshirë, sepse keni një stil të veqant i cili më pelqen dhe në shkrimet e juaja keni gjithmon brum të shishëm artistik dhe substancial, që merresh dhe debaton për qështje serioze, të cilat janë aktuale.Pranaj, edhe ne ket shkrim kam përshtypje të mira, sepse pos tjerash që e thuani realitetin, ësht edhe diqka interesant se shumica e mërgimtarëve bën përbuzje me punën e vet dhe jetën e vet mërgimtare, duke i përbuzë të mirat që e rrethojnë, sepse luajnë me punë dhe me punëdhënësit, duke ditur se nuk ka tjetër rrugëdalje, sepse as në vend të vet nuk e ka të sigurtë as punë, as siguri dhe as asgjë.Pranaj, ju i keni cekë disa gjana shumë interesante për ata që dojnë me ditë, kurse ata që nuk u merr vesh kryet, le ta bajnë dhe u baftë mirë, sikur shumicës që po u ndodh, kur po i përcjellin policia për shtëpi me gishta në gojë.Ju përshëndes dhe ju uroj të mirat! (Fatoni, Zyrich)

Autori i ketij shkrimi ka një shpirt të florinjtë . Imazhi i Diasporës nuk humbet kurrë. Diapora ka dhën djersë dhe gjak e para për kombin shqiptar. Jemi në javën e Vuajtjeve para Pashkëve dhe dimë të çmojmë mendimet e autorit të këtij artikulli të shkruar pa dorëza dhe pa prapavijë politike apo fetare, sepse Dedë Preqi ka një fe dhe një atdhe të përbashkë: Të Vërtetën dhe Atdhedashurinë shqiptare. Ali Pashe Tepelni nuk u pajtua me valiun e Shkodres per te krijuar nje Shqiperi Etnike, Ahmet Zogu e vodhi arin e Shqiperise dhe e tradhetoi gruan e vet kur ishte llahuze me nje bukuroshe bukureshtare, Enver Hoxha i likuidoi shoket me besnike qe kishte, si dhe pjestaret e Ballit Kombetar dhe te Legalitetit. Qytetari i rendomte i Kosoves ne kohen e Hashim Shales vuan me keq se ne kohen e Titos. Edhe une do ta votoj LDK-ne pa marre parasysh se kryetari i saj ka nje biografi diskutabile.

Diaspora është e mbuluar me argjend. Edhe ketë herë kemi shkrime të preferueshme nga Ju Zt. Dedë, si gjithëherë po na jep mesazhe të cilat na prekin, sidomos ata që janë gurbetqarë. Po supozojmë se nuk do të ishte diaspora shqiptare askund, çka do të kishte ndodhë, apo do të ishte gjind populli shqiptarë, sidomos në luftën e fundit në Kosovë ?!? Unë mendoj, mendojnë dhe të tjerët se vaj halli për ne! Por, përkundër dëshirës tonë i murëm rrugët e para në mërgim, ndërsa rrugët e dyta i murëm me dëshirë, sepse nuk e patëm nga okupatori një gjë të mirë. Prandaj, zotëri Dedë, e keni shtjelluar mirë këtë temë, por imazhi i diasporës nuk mundet me humbë përshkak të disa njerëzve dashakeq të vetëvetës dhe tërë kombit, sepse imazhi i diasporës është imazh i krijuar me mundi e djersë, i cili nuk tundet lehtë për mot e jetë. Me respekt të madh! (Aurora Bern,CH)

Ju Dedë po i bëni homazh të rënëve të Kosovës! Me ndjeshmeri keni shkruar edhe perkushtime o Dedë per te gjitha ngjarjet qe kane ndodhur ne Kosove.
Edhe kjo masaker, eshte prekese, e ndjeshme dhe me shenja te veçanta per historine. E vertete se eshte nder masakrat me dimensionale te ndodhura ne Kosove. Ka shprese se do te gjykohet dikush per kete krim. Por, asnje gjykim nuk i kthen njerezit. Ky justifikim i familjareve, i dedikohet lirise se Kosoves. Martiret e zones Reka e Keqe, kane derdhur me shume se 2000 litra gjake per Lirine e Kosoves. Ne te jemi mirenjohes o Dede, ngase, po i ben homazh kesaj masakre sa here ne e kujtojme me 27 prill. Ketu ne Meje, ndodhet Memoriali kombetar, i memroies historike, per nje kujtese qe te mos e lejojme te na perseritet. (Hasan dhe Lajde Blakaj)

Një pendë që po shkëlqen. Dedë Preqi i sjellshëm dhe i matur më shkrimet të tija shumë të brumosura po shkëlqen në shtypin e shkruar. Në këta artikuj më plotë dashuri për njeriun Deda të benë për vete dhe assesi nuk mund ti ndahesh leximit gjerë në fund pa e lexuar të tërin. Është fat për ne por edhe për Botën sot dhe për Zemrën SHqiptare. Që kemi një pendë si Dedë Preqi. Të përkujtosh të masakruarit nga dora barbare serbe është detyrë e çdo njërit nga ne por, Deda e bëri këtë në formën më të bukur të mundshme. Qofsh faqebardhë e të ruajt zoti o Dedë Preçi ne mburremi me ty. (Timo)

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

5 mënyrat si të bëheni lehtësisht një person mëngjesi!

Story i radhës

Zbuloni shenjat e Horoskopit që e urrejnë Shën Valentinin

Të fundit nga

Lista Serbe nuk certifikohet, reagon Franca

Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar pas moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit. Në një reagim të publikuar në rrjetin social “X”, Franca ka thënë se certifikimi është
ShkoLartë