Radev: Arritja e rezultateve reale në dialogun do ta përshpejtojë procesin e integrimeve evropiane

1 minut lexim

Perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësia kyçe e procesit të integrimit evropian për sigurinë dhe stabilitetin në rajon u diskutua nga presidenti bullgar Rumen Radev dhe i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Radev shprehu shpresën se Bullgaria do ta zgjidhë shpejt çështjen e garantimit të të drejtave të bullgarëve të Maqedonisë duke i përfshirë në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke braktisur gjuhën e urrejtjes dhe duke respektuar trashëgiminë kulturore dhe historike shekullore bullgare, raportojnë mediat bullgare..

Deklarata:

“Arritja e rezultateve reale në dialogun dypalësh do ta përshpejtojë ndjeshëm procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë”, tha Presidenti bullgar

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Konfirmohet sezoni i dytë i “Big Brother VIP”!

Story i radhës

Kokaina e falsifikuar vret 12 persona

Të fundit nga