Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum, është e vendosur që të mbajë në radhët e saja futbollistët më të mirë.
Dëshmi për këtë është nënshkrimi i sotëm i kontratave të reja me futbollistët Marjan Radeski dhe Sava Radiq, të cilët konsiderohen si një nga liderët e struganëve në këtë sezon.
Radeski shënoi disa gola të rëndësishëm në Kupat e Evropës këtë verë dhe vazhdoi me efikasitet në Ligën e Parë, ku shënoi pesë gola për Strugën TL.
Radiq erdhi në Strugë nga radhët e Akademisë Pandev në janar të vitit 2022.