Humbjet milionëshe nga keqpërdorimi i ujit

Komisioni Parlamentar për Buxhet ka diskutuar për keqpërdorimin e ujit të pijshëm, derisa aty u ngritën dyshime se miliona euro humbje i janë shkaktuar buxhetit për shkak të mos-raportimit të saktë të sasisë së ujit të prodhuar nga ndërmarrjet e ujësjellësit. Në veri të vendit nuk dihet kush sa ka harxhuar.

Dhjetëra miliona euro humbje dyshohet se i janë shkaktuar buxhetit në 10 vitet e fundit për shkak të mos deklarimit të saktë të ujit të prodhuar e mos-faturimit të tij nga ndërmarrjet e ujësjellësit.

Sipas vlerësimeve të bëra vetëm KRU Prizreni gjatë 2022-s ka raportuar mbi 70% më pak ujë sesa është prodhuar.

Faturimi i ujit vazhdon të jetë edhe më tej problematik në veri të vendit.

Bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, anëtarët e këtij komisioni shqyrtuan në parim edhe Projektligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Radeski dhe Radiq vazhdojnë me Struga Trim Lum

Story i radhës

Osmani: Jetojë vetëm nga paga, e kam me rëndësi!

Të fundit nga