Këshilli i Qytetit të Shkupit pasdite ka votuar për alokimin e mjeteve nga buxheti i Qytetit me çka do të sigurohen financa për rrogat e të punësuarve në NTP- Shkup.
Reagimi i parë i sindikatave është se mbeten në vendimin që të mos vozisin nesër në shenjë proteste për shkak vonesës së parave.
As edhe vendimi i Këshilltarëve nuk ka bërë që të ndërrojnë mendje.
Vendimi përfundimtar për pagat do të merret të premten. /SHENJA/