Qyteti i Shkupit siguron për nxënësit e shkollave të mesme transport falas edhe gjatë pushimeve verore

July 11, 2022
1 minut lexim

Gjatë këtij pushimi veror, rreth 23.000 nxënës të shkollave të mesme do të mund të shfrytëzojnë transportin publik falas për të vijuar mësim plotësues, orët e mësimit praktik, si dhe për të vizituar aktivitete kulturore, sportive apo aktivitete tjera, ka vendosur sot Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e 13-të.

Në vitet e kaluara bileta falas u vlente nxënësve vetëm gjatë vitit shkollor, ndërsa për muajt e pushimit veror mund të merrnin biletë mujore me çmim prej 600 denarë për shfrytëzimin e të gjitha linjave, për një muaj, gjegjësisht për muajin korrik ose gusht. Me vendimin e sotëm të Këshilli i Qytetit të Shkupit do të mund të voziten falas. Transporti falas vlen për të gjithë nxënësit e arsimit të mesëm të obligueshëm në shkollat e mesme nën kompetencë të Qytetit të Shkupit, si dhe për ata që mësojnë në shkollat e mesme shtetërore.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bolsonaro thotë se Brazili është afër marrëveshjes për të blerë naftë më të lirë nga Rusia

Story i radhës

S’ka të dhëna për numrin e qenve endacak dhe vaksinimin e tyre

Të fundit nga

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e

​Drita kampion vjeshtor i Kosovës

Me ndeshje e zhvilluara në fundjavën që sapo ka kaluar është mbyllur zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani fitoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, kurse Drita me
ShkoLartë