Qyteti i Shkupit për 32 objekte ndau certifikata për efikasitet energjetik

Sot, 32 objekteve publike nën kompetencë të Qytetit të Shkupit u janë dorëzuar kontrollet dhe certifikatat energjetike, të cilat paraqesin udhëzim për ndërmarrjen e masave për uljen e shpenzimit të energjisë dhe përmirësimin e efikasitetit energjetik të objekteve.

Kontrolli energjetik i ndërtesave dhe lëshimi i Certifikatës për Efikasitet energjetik është  obligim ligjor të cilin e realizojnë firma të licencuara. Kontrolli i energjisë është procedurë e sistematizuar për përcaktimin e shpenzimit ekzistues të energjisë, njohjen dhe sasinë e mundësive të arsyeshme ekonomike për kursimin e energjisë në ndërtesa ose grupe ndërtesash, procese industriale ose impiante, ose në veprimtari shërbyese  publike ose private dhe përfshin përgatitjen e raportit për kontrollin e energjisë.

Certifikata e efikasitetit energjetik (pasaporta), nga ana tjetër, është dokument me të cilin dëshmohen karakteristikat e ndërtesës për sa i përket shpenzimit të karburantit. Kur një ndërtesë shpenzon më pak energji, e njëjta është me efikasitet energjetik dhe ndot më pak mjedisin jetësor.

Përfitimet nga këto procese janë nga shumë aspekte – përveç reduktimit të emetimeve të materieve të dëmshme për shkak të shpenzimit më të vogël të karburantit, ulen edhe shpenzimet e energjisë. Gjithashtu, përveç përfitimeve për banorët e Shkupit, për shkak të shpenzimit të reduktuar të energjisë dhe mjedisit më të pastër jetësor, zvogëlohet edhe nevoja për blerje të shtrenjtë të energjisë në nivel të Maqedonisë.

–  Planifikimi i duhur i politikave energjetike në objektet nën kompetencë të Qytetit të Shkupit është qasje sistematike dhe mënyra e vetme për të përmbushur qëllimet  për efikasitet energjetik të përcaktuara nga Qyteti, dhe me këtë të përmirësohen kushtet në objektet. Vendimet për qëllimet e efikasitetit energjetik i kemi bazuar në kontrollet e përpiluara energjetike dhe certifikatat për karakteristikat energjetike të të gjitha objekteve nën kompetencë të Qytetit të Shkupit. Njohja e detajuar e proceseve në vetë objektet, përmes përpilimit të kontrolleve të energjisë, është një hap tjetër përpara, përgatitja e certifikatave për karakteristikat energjetike, mundësoi planifikimin në drejtim të efikasitetit energjetik duke synuar nevojat reale të objekteve dhe përmirësimin real dhe sistematik që të përmirësohen kushtet për qëndrim në objektet publike dhe me këtë të kursehet, si  energjia poashtu edhe në aspektin financiar, dhe në të njëjtën kohë përmirësohet standardi i jetesës dhe të rritet përdorimi i energjisë nga burimet e ripërtërishme – tha sekretari i Qytetit të Shkupit, Gjoko Velkovski gjatë ndarjes së certifikatave.

Qyteti i Shkupit, në kuadër të Programit për efikasitet energjetik të Qytetit të Shkupit (2022-2024), ka përpiluar kontrolle energjetike dhe certifikata të 32 objekteve nën kompetencë të Qytetit të Shkupit. Certifikata duhet të vendoset në vend të dukshëm në çdo ndërtesë.

Story i mëparshëm

Profesorët e Fakultetit Filologjik të UT-së morën pjesë në punimet e edicionit XIII të Javës së Albanologjisë

Story i radhës

Hetime për transplantim të dyshimtë veshkash në Kroaci, i përfshirë një donator kosovar

Të fundit nga