Qytetarët të mos e pinë ujin menjëherë pas lëshimit të tij në rrjetin e ujësjellësit

December 21, 2024
1 minut lexim

Shkup, 21 dhjetor – Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik bëri rekomandime për përgatitjet e qytetarëve, institucioneve shëndetësore dhe objekteve gastronomike pasi të nis furnizimi më ujë.

Sipas Institutit rreziqet ndaj shëndetit mund të paraqiten jo vetëm gjatë mungesës së ujit, por edhe pas lëshimit në përdorim të ujit të pijshëm në rrjetin e ujësjellësit, përkatësisht pas riparimit të defektit.

Si masë kujdesi, Instituti i Shëndetit Publik apelon që qytetarët të mos e konsumojnë ujin menjëherë pas lëshimit në rrjetin e ujësjellësit deri në 1 orë.

Mund të pritet që uji të ndryshojë ngjyrën dhe është e domosdoshme që të lihet rrjedhja e ujit nga çezmat për disa minuta.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Superheronjtë e filmave vizatimorë, vizituan fëmijët e hospitalizuar në Klinikën për Fëmijë

Story i radhës

Rama: Tragjedia te ‘Fan Noli’ nuk ka vetëm një përgjegjës. Sot kemi një plan konkret për sigurinë në shkolla

Të fundit nga

ShkoLartë