​Qytetarët mirëpresin vendimin për targat ilegale

October 31, 2022
min lexim

Të premten Qeveria e Kosovës ka vendosur që duke filluar nga 1 nëntori, të fillojë zbatimin e masave të qortimit për të gjithë qytetarët që në veturat e tyre nuk i konvertojnë targat ilegale serbe në ato RKS.

Qytetarët shprehen skeptike se serbët do të respektojnë vendimin e fundit për targat, por thonë se targat gjithsesi se duhet regjistruar në tabelat e shtetit të Republikës së Kosovës, pasi si të tilla janë ilegale.

Murat Gërbeshi thotë për KosovaPress se asnjë vend në botë nuk ka filluar lufta për targa, dhe sipas tij nuk është asgjë nëse presim edhe pak për vendosjen e targave.

Gërbeshi: 20 vjet kemi lejuar të përdoren ato targa

“Për targa vetëm po e citoj thënien e ambasadorit amerikan, “ askund në botë nuk ka filluar lufta për targa”, ne duam që të fillojmë luftën për targa që 20 vjet kemi lejuar të përdoren ato targa tani u bë nami që nuk po i shtymë edhe për 10 muaj… Shpresojmë dalim me sukses, nuk besoj që serbët për 20 ditë i ndërrojnë tabelat, nuk besoj, shpresojë të jem gabim. (Targat) duhet ndërruar gjithsesi, edhe Perëndimi është (pro). Ato gjithqysh duhet ndërruar, por ne duhet të bashkëpunojmë me bashkësinë ndërkombëtarë, sidomos me amerikanët”, u shpreh ai.

Qytetari Sabri Kadriu thotë se raportet Kosovë-Serbi duhet të zgjidhen dhe të jenë në funksion të qytetarëve.

Sipas tij, bisedimet duhet të vazhdojnë deri kur të vijë njohja reciproke mes dy vendeve.

Kadriu theksoi se në brenda Ballkanit të gjitha vendimet vijnë nga shtetet perëndimore, e aspak nga udhëheqësit vendorë.

Kadriu: Serbia duhet të pranojë Republikën e Kosovës

“Raportet në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen si duhet, ato duhet të jenë në funksion të qytetarit dhe në funksion asaj që quhet shtet. Republika e Kosovës dhe shtet Republika e Serbisë me marrëdhënie biseda të zgjasin sa të zgjasin Serbia duhet të pranojë Republikën e Kosovës, dhe Kosova shtetin e Serbisë. Targat duhet me qenë me regjistrim me Republikën e Kosovës… Nuk ka asgjë në Ballkan që vendosin udhëheqësit e Ballkanit, të gjithë vijnë prej tjerëve, por ajo e përgjithshme do të jetë kjo që shqiptarët do t’i kenë punët më së miri në Ballkan…Kjo që po veprohet në nivel të qeverisë së Kosovës është mirë, por kjo është gjithashtu me preferenca të perëndimit”, tha ai.

Ndërsa Vebi Kosumi vendimin e qeverisë për afat shtesë për regjistrimin e targave e konsideron kompromis me SHBA-në dhe vendet evropiane. Ai thotë se në rast se nuk do të shtyhej ky afat, atëherë do të kishte konflikt me serbët e veriut dhe gjithashtu prishje të raporteve me SHBA-në dhe vendet e QUINT-it.

Kosumi: Situata është komplekse

“Vendimi ka qenë një vendim kompromisi shkaku që Amerika dhe vendet evropiane kërkonin që të shtyhet për 10 muaj… Vendimi për të shtyrë afatin është shumë i duhur, pasi që do të krijonte konflikte, ku i pari do të ishte me serbet veriorë. Pa marrë parasysh çfarë ne mendojmë, do të ishte edhe një lloj konflikti i heshtur me amerikanët dhe vendet e QUINT-it, kështu që vendimi i shtyrjes është i duhur, e kuptoj që pak është vonuar, por e kam pritur që do të shtyhet. Gjithsesi ne jemi një vend i vogël dhe jetojmë në një botë të globalizuar dhe duhet të mendojmë për çfarë aleance jemi dhe të dëgjojmë. Gjithsesi se aleancat na përkrahin neve. Escobari dhe të gjithë kanë thanë se këto janë vendime shtetërore të Kosovës dhe Kosova ka marrë vendimet e veta, të cilat kanë qenë vendime kompromisi me Perëndimin dhe të tregojë që shteti Kosovës funksionon, edhe pse situata është komplekse atje derisa të shtrihet një vendim apo marrëveshje me Serbinë ku do të vendoset fati përfundimtar”, përfundoi ai.

Ndërkaq qytetari tjetër Zymer Maxharri kërkon një presion më të madh të bashkësisë ndërkombëtare ndaj shtetit të Serbisë për shkak të targave ilegale.

Maxharri: Le ta shtrëngojnë Vuçiqin

“Secili projekt ka fillimin dhe mbarimin edhe ne pritëm që 20 vite gati, prandaj duhet t’ia fillojmë disi. Targat nuk do ishin bërë problem sikurse mos të ishte lidhja me Beogradin. Ne e mundojmë Kurtin dhe qeverinë kurse i gjithë projekti është atje. Targat rregullohen se ky është shtet me kufijtë e Kosovës është shpallur pavarësia dhe në bazë të asaj duhet çdo gjë me shkuar në mënyrë shtetërore dhe jo banditeske”, tha ai.

Sipas vendimit zyrtar nga data 1 nëntor 2022, të gjithë pronarëve të mjeteve që qarkullojnë me targa ilegale në Kosovë, nga Policia e Kosovës do t’iu shqiptohet masa e qortimit, me kërkesën që të njëjtit të drejtohen në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS.

Ndërsa nga data 21 nëntor deri më 21 janar, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa të tilla ilegale, do të shqiptohet gjobë sipas legjislacionit në fuqi.

Nga data 31 mars deri me datë 21 prill 2023, do të mundësohet regjistrimi i mjeteve me “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo“ĐA” në targa RKS, por të njëjtat nuk do të mund të shfrytëzojnë lehtësirat e ofruara deri me këtë datë.

Pas datës 21 prill 2023, nuk do të lejohet hyrja apo qarkullimi i mjeteve motorike që posedojnë targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” brenda territorit të Republikës së Kosovës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nëse keni këto shenja, dijeni se trupi juaj është pushtuar nga parazitët, çfarë duhet të bëni

Story i radhës

Meta: Programi i PL-së është ekonomik dhe social! Pa të rinjtë, s’ka të ardhme

Të fundit nga

ShkoLartë