qytetaret i thone jo beses se rames sot dita e 56 e revoltes qytetare shqiptaret kerkojne doreheqjen e kryeministrit 6a644ed0491e9

Qytetarët i thonë “Jo” ‘Besës’ së Ramës, sot dita e 56 e revoltës qytetare, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

July 25, 2026
1 minut lexim

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 56-të, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen sërish në mbrëmje para godinës së Kryeministrisë për të vijuar tubimet e përditshme.

Në protestën e zhvilluar një ditë më parë, aktivistët dhe qytetarët i dhanë një përgjigje deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste prezantoi platformën “Besa”, duke kërkuar, sipas tij, një marrëdhënie të re me qytetarët.

Nga podiumi para Kryeministrisë, protestuesit deklaruan se nuk e pranojnë këtë mesazh, duke theksuar se “besa” nuk mund të kërkohet pas 55 ditësh protesta dhe se qeveria, sipas tyre, ka humbur besimin e qytetarëve.

Gjatë fjalimeve, aktivistët akuzuan kryeministrin se po përpiqet të zbusë reagimin qytetar me iniciativa të reja, ndërsa këmbëngulën se protesta nuk ka ndryshuar objektiv.

Ata deklaruan se nuk kërkojnë platforma, premtime apo dokumente të reja, por vetëm largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë. Në fjalimet e mbajtura para protestuesve u theksua se pas dorëheqjes duhet të ketë edhe përballje me drejtësinë, si dhe krijimin e një qeverie tranzitore që, sipas tyre, do të garantojë zgjedhje të lira.

Në përfundim të fjalimeve, qytetarët zhvilluan marshimin e përnatshëm në rrugët e Tiranës, duke brohoritur “Rama ik”, “Dorëheqje” dhe “Shqipëria nuk dorëzohet”.

Edhe sot në mbrëmje, protestuesit pritet të rikthehen para Kryeministrisë për ditën e 56-të radhazi, duke përsëritur se nuk do t’i ndalin tubimet derisa të realizohet kërkesa e tyre kryesore: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

5 vjet nga aksidenti tragjik ne slavonski brod 6a644e543561a
Lajmi i mëparshëm

​5 vjet nga aksidenti tragjik në Slavonski Brod

mbi 220000 njerez evakuohen ne france dhe spanje per shkak te zjarreve 6a644f3058f5d
Lajmi i radhës

Mbi 220,000 njerëz evakuohen në Francë dhe Spanjë për shkak të zjarreve

Të fundit nga

Një 27 vjeçar nga Kumanova ndërroi jetë në burg

Një i burgour njëzet e shtatë vjeç nga Kumanova u gjet i vdekur në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues burgun K’shanje, njoftoi Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë. Institucioni ndëshkues-përmirësues burgu K’shanje u raportua
ShkoLartë