mbi 220000 njerez evakuohen ne france dhe spanje per shkak te zjarreve 6a644f3058f5d

Mbi 220,000 njerëz evakuohen në Francë dhe Spanjë për shkak të zjarreve

July 25, 2026
1 minut lexim

Autoritetet franceze kanë urdhëruar evakuimin e pothuajse 60,000 personave pranë Bordeaux, duke e çuar në mbi 220,000 numrin total të njerëzve të urdhëruar të largohen për shkak të zjarreve në pyje në Francë dhe Spanjë.

Rreth 200,000 njerëz janë evakuuar në jugperëndim të Francës, në rajonet Gironde dhe Landes. Presidenti francez Emmanuel Macron ka mobilizuar ushtrinë për të ndihmuar në përballimin e situatës, shkruan BBC.

Ndërkohë, zyrtarët spanjollë kanë paralajmëruar se një zjarr pranë Madridit e ka tejkaluar kapacitetin e zjarrfikësve për t’u vënë nën kontroll, pasi tre vatra zjarri në perëndim të kryeqytetit u bashkuan në një zjarr të vetëm të madh.

Qeveria e Spanjës ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare; 25,000 njerëz janë urdhëruar të evakuohen, ndërsa pothuajse 40,000 të tjerë janë udhëzuar të qëndrojnë brenda.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qytetaret i thone jo beses se rames sot dita e 56 e revoltes qytetare shqiptaret kerkojne doreheqjen e kryeministrit 6a644ed0491e9
Lajmi i mëparshëm

Qytetarët i thonë “Jo” ‘Besës’ së Ramës, sot dita e 56 e revoltës qytetare, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Të fundit nga

Një 27 vjeçar nga Kumanova ndërroi jetë në burg

Një i burgour njëzet e shtatë vjeç nga Kumanova u gjet i vdekur në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues burgun K’shanje, njoftoi Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë. Institucioni ndëshkues-përmirësues burgu K’shanje u raportua
ShkoLartë