5 vjet nga aksidenti tragjik ne slavonski brod 6a644e543561a

​5 vjet nga aksidenti tragjik në Slavonski Brod

July 25, 2026
1 minut lexim

Në një aksident trafiku që ndodhi më 24 korrik 2021 në autostradën te Slavonski Brod në Kroaci, humbën jetën 10 persona dhe 45 të tjerë u lënduan në autobusin me targa të Kosovës

Në autobus kishte 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë dhe dy shoferë dhe se fatkeqësisht 9 pasagjerë dhe një shofer humbën jetën.

Autobusi ishte nisur nga Frankfurti i Gjermanisë drejt Prishtinës dhe i përkiste një kompanie nga Kosova. Ai ishte aksidentuar në autostradën A3 Zagreb – Lipovac.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa prej ministrave ka vizituar disa nga të mbijetuarit në spitalet e Kroacisë, ndërsa ambasadori i Kosovës në Zagreb, Gëzim Kasapolli ka qenë paraprakisht në spitalin rajonal në Slavonski Brod.

Sipas mediave kroate, shoferët e autobusit nga Kosova që po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para aksidentit. Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër. Supozohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit.

Presidentja Vjosa Osmani, kishte shpallur ditë zie në Kosovë, për shkak të këtij aksidenti tragjik.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje 27 vjecar nga kumanova nderroi jete ne burg 6a63e36d0bc4c
Lajmi i mëparshëm

Një 27 vjeçar nga Kumanova ndërroi jetë në burg

qytetaret i thone jo beses se rames sot dita e 56 e revoltes qytetare shqiptaret kerkojne doreheqjen e kryeministrit 6a644ed0491e9
Lajmi i radhës

Qytetarët i thonë “Jo” ‘Besës’ së Ramës, sot dita e 56 e revoltës qytetare, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Të fundit nga

​Vazhdon konflikti i familjes Beckham

Victoria Beckham foli me shumë dashuri për familjen e saj të bashkuar, teksa zbuloi se po “krijon kujtime me njerëz të veçantë” gjatë pushimeve të saj verore në Evropë siç bën të
ShkoLartë