Qytetarët e Maqedonisë së Veriut për një muaj gjatë verës harxhuan energji elektrike deri 489 072 MWh

October 25, 2022
1 minut lexim

Enti Shtetëror i Statistikave raportoi që në Maqedoninë e Veriut është harxhuar energji elektrike gjatë muajit gusht deri 489 072 MWh, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit gusht të vitit 2022, harxhimi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është 489 072 МWh energjia elektrike 23.044 mil. nm3 gaz natyror, 377 045 ton qymyr dhe 113 677 ton produkte të naftës”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti raportoi që 99.5 për qind e qymyrit që shfrytëzohet në Maqedoninë e Veriut është për prodhimin e energjisë elektrike.

Më së shumti energji elektrike prodhohet në termocentrale (56.7 %), Termocentralet e kombinuara (20.5 %), Hidrocentrale (19.2 %), Turbinat e erws (2 %), Panelet solare (0.9 %) dhe Bimet e biogazit (0.7 %).

Burimi: portalb.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Seanca për zgjedhjen e Penovit për ministër të Vetëqeverisjes Lokale vazhdon nesër

Story i radhës

Ferizaj bën llogarinë, ja sa pikë i kanë humbur 

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë