qytetare te shumte marshuan ne nderim te deshmoreve te brigades 121 kumanova 6a8b1675886ca

Qytetarë të shumtë marshuan në nderim të dëshmorëve të Brigadës 121 “Kumanova”

August 23, 2026
1 minut lexim

Qytetarë të shumtë morën pjesë sot në Marshin Përkujtimor, kushtuar dëshmorëve të Brigadës 121 “Kumanova” dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadri Shala, përmes një postimi ka bërë të ditur se marshi nisi nga Bajraku i Luzhnicës, vendi ku kishte rënë Komandant Kumanova, dhe vazhdoi drejt Memorialit të Dëshmorëve në Kleçkë dhe te Shkronjat e UÇK-së.

“Qindra të rinj e të reja, veteranë, invalidë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë u bashkuan sot në Marshin përkujtimor, në nderim të dëshmorëve të Brigadës 121 “Kumanova” dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.

Me respekt të veçantë për secilin pjesëmarrës, marshuam nga Bajraku i Luzhnicës, vendi i rënies së Komandant Kumanovës, deri te Memoriali i Dëshmorëve në Kleçkë dhe te Shkronjat e UÇK-së, ku dhuruam gjak në shenjë solidariteti dhe respekti.

Në emër të Këshillit Organizativ, ju shprehim falënderimin tonë të përzemërt të gjithë pjesëmarrësve, veteranëve, familjeve të dëshmorëve, invalidëve, të rinjve, qytetarëve dhe të gjithë atyre që kontribuan në realizimin e këtij aktiviteti”, ka shkruar Shala.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e detyronte bashkeshorten per marredhenie seksuale 6a8affee69f18
Lajmi i mëparshëm

E detyronte bashkëshorten për marrëdhënie seksuale

rama ultimatum drejtuesve nuk arritet objektivat jepni doreheqjen 6a8b16ef9655d
Lajmi i radhës

Rama ultimatum drejtuesve: Nuk arritët objektivat, jepni dorëheqjen!

Të fundit nga

​82 vjet nga Lidhja e Dytë e Prizrenit

Sot janë bërë 82 vjet që nga mbledhja e Kuvendit në Prizren, i cili zgjati deri më 20 shtator dhe ku ishte vendosur për formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, organizatë
ShkoLartë