qmk nuk ka zjarre aktive ne maqedoni 64e0923196f63

QMK: Nuk ka zjarre aktive në Maqedoni

August 19, 2023
1 minut lexim

Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK) informon se gjatë ditës së djeshme gjithsej 14 zjarre janë regjistruar në hapësirë të hapur, të cilat janë shuar.

“Janë shuar zjarret në f. Zllokuçan (deponia e egër e djegur), Haraçinë, fshati Grushinë (kashta dhe bari i thatë); Komuna e Karposhit (deponia e egër e djegur), Komuna e Dojranit, f. Gjopçell, sipërfaqja 6 hektarë (pyll me kërcell të ulët dhe bredh-dushk) – zjarri është i lokalizuar, nuk ka djegie aktive, Komuna e Dollnenit në mes të f. Ropotovë dhe f. Peshtalevë (bari i thatë), Komuna e Krivogishtanit (deponi) – dy herë është djegur dhe është intervenuar në deponinë, Komuna e  Lozovës, f. Pavleshenci (deponia e egër); Komuna e Kumanovës, f. Reçicë lokaliteti “Axhi Tepe” (pyll me kërcell të ulët dhe shkurre); Komuna e Kumanovës, f. Pçinjë – lokaliteti “Ristovo trlo” (bar i thatë); Komuna e Karbincit (Shtip), f. Trogerci (kashta), Komuna e Dollnenit, fshati Sarandinovë (bari i thatë) dhe komuna e fshatit Demir Hisarit f. Sopotnicë (një pjesë e shtëpisë është përfshirë nga zjarri), bëjnë të ditur nga QMK. 

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

turkiye neutralizon nje terroriste te larte te pkk se ne veri te sirise 64e091f90d8c6
Story i mëparshëm

Türkiye neutralizon një terroriste të lartë të PKK-së në veri të Sirisë

ushtria kineze mban stervitje rreth tajvanit 64e0932fa706d
Story i radhës

Ushtria kineze mban stërvitje rreth Tajvanit

Të fundit nga

Bitcoin prek rekord të ri

Sapo Bitcoin arriti një rekord të ri historik të mërkurën, bastvënësit në Polymarket hodhën menjëherë sytë drejt një objektivi edhe më të lartë, njëqind e pesëmbëdhjetë mijë dollarë, (115.000), brenda nëntë ditëve
ShkoLartë