​QKUK: Hiqet lista e pritjes për fistulla arterio-venoze

1 minut lexim

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është hequr lista e pritjes për vendosjen e fistullës arterio- venoze, përmes së cilës mundësohet kryerja e procesit të Dializës.

Fistulla arterio-venoze shërben në vend të kateterit të përkohshëm që përdoret në fillim të procesit të dializës, deri në zhvillim të fistullës.

Po ashtu, është rritur për 100% numri i operacioneve të venave të zgjeruara, krahasuar me vitin e kaluar, përfshirë edhe operacionet me aparaturën e sofistikuar të Radio-frekuencës.

Gjatë tërë vitit 2021, ishin kryer rreth 200 operacione në vena, ndërkaq vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, janë kryer 200 operacione të tilla, kanë bërë të ditur nga QKUK.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shpëtohet me helikopter ekuipazhi i anijes që mbytej, “pllakos” stuhia e rërës

Story i radhës

Greko: RMV ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit

Të fundit nga