Greko: RMV ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit

Grupi i vendeve kundër korrupsionit të Këshillit të Evropës – GREKO, ka konkluduar se Maqedonia e Veriut ka realizuar një progres në zbatimin e rekomandimeve në Raportin e rrethit të katërt të evaluimit duke inkurajuar vendin të vazhdojë me aktivitetet e nisura kundër korrupsionit.

Progres modest është shënuar në parandalimin e korrupsionit tek deputetët, gjykatësit dhe prokurorët, vlerëson Grupi i vendeve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës – GREKO, në Raportin e dytë për harmonizimin që është publikuar sot në Strazburg ku vlerësohen masat që janë ndërmarrë nga autoritetet e RMV-së, raporton Klan M, përcjell Telegrafi.

“Nga gjithsejt 19-të rekomandimet, nëntë janë implementuar tërësisht, nëntë pjesërisht dhe një rekomandim nuk është implementuar” – njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Lidhur me gjyqësorin, GREKO ka vërejtur zgjerimin e vëllimit të sanksioneve që zbatohen ndaj gjykatësve, duke u thirrur në Nenit 78 paragrafi 2 të Ligjit për Gjykatat.

Sa i përket Prokurorëve, GREKO ka përshëndetur miratimin e kodit të ri etik që përshinë një gamë gjithëpërfshirëse të rregullave që ndërlidhen me integritetin.

Lidhur me systemin e paraqitjes së situatës pronësore, është konstatuar se të dhënat e prezantuara statistikore tregojnë implementim më efikas në praktikë të këtij sistemi.

Numri i kontrolleve administrative të kryera nga Antikorrupsioni është rritur dhe se kanë rezultuar me identifikimin e shkeljeve ndaj bazave procedurale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​QKUK: Hiqet lista e pritjes për fistulla arterio-venoze

Story i radhës

Видеолотарија Касинос Австрија поддржувач на Македонскиот Фудбал

Të fundit nga