Metodija Dimovski është emëruar si sekretar i përgjithshëm i Qeverisë.
Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Dimovski në pozitën e sekretarit të përgjithshëm vjen pas dorëheqjes së ofruar nga Muhamed Zekiri, ndaj të cilit është hapur procedurë gjyqësore për keqpërdorim të detyrës zyrtare.