Qeveria tërhoqi Ligjin për Ndryshimin e Gjinisë

March 22, 2022
1 minut lexim

Pa ndonjë sqarim plotësues, Qeveria e ka tërhequr nga procedura parlamentare projektligjin për gjendjen civile, përmes të cilit, në dokumentet personale do të mundësohej ndryshimi deklarativ me deklaratë noteriale i gjinisë.

Ministria e Drejtësisë, që është propozuese e ligjit, thotë se ai tërhiqet për shkak të harmonizimit me ligjet e tjera, si dhe me procesin e digjitalizimit dhe ndërveprueshmërisë, por jo në pjesën për njohjen ligjore të gjinisë, që në fakt ka shkaktuar reagimet më të shumta në publik. VMRO-DPMNE ka reaguar se me këtë propozim-ligj hapet Kutia e Pandorës.

Rrjeti Kombëtar për Luftën Kundër Homofobisë dhe Transfobisë, kërkon që ligji të rikthehet urgjentisht në procedurë, pasi sipas tyre, i njëjti jo vetëm që nuk ka asgjë të kontestueshme, por ai është plotësisht në përputhje me praktikat evropiane.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Grubi: Qeveria miratoi vendime shumë të rëndësishme të infrastrukturës rrugore

Story i radhës

(VIDEO) Shtyhet përkohësisht Ligji që mundëson ndryshimin e gjinisë

Të fundit nga

​Izraeli kryen sulme ajrore në Liban

Avionët luftarakë izraelitë nisën sulme ajrore intensive të enjten në Libanin jugor. Sulmet synuan Rihan Heights, Jabour, Kfar Houneh dhe Qaaqaaiyet El Snoubar, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit, raporton Anadollu.
sqmken
ShkoLartë