Qeveria shqiptare rishqyrton kufijtë e Zonave të Mbrojtura, kundërshtojnë organizatat mjedisore

January 30, 2022
min lexim

16 nga organizatat kryesore mjedisore në Shqipëri dhe përfaqësues të institucioneve shkencore dhe akademike reaguan të shtunën përmes një deklarate të përbashkët ndaj dy vendimeve të fundit të qeverisë shqiptare lidhur me kufijtë e Zonave të Mbrojtura.

Vendimet ende nuk janë shpallur në fletoren zyrtare, por u njoftuan të mërkurën nga ministrja e turizmit dhe mjedisit, Mirela Kumbaro, menjëherë pas mbledhjes miratuese të qeverisë.

Sipas deklarimeve të zonjës Kumbaro rishikimi dhe rivlerësimi i zonave ekzistuese të mbrojtura të të gjitha kategorive që nga monumentet e natyrës, parqet kombëtare apo rezervatet natyrore , pasqyronte gjithçka ka ndodhur në territor në 30 vitet e fundit.

Ministrja e turizmit dhe mjedisit Mirela Kumbaro pohoi se me vendimet e reja, Shqipëria nga 18% të territorit me Zona të Mbrojtura, do të kishte rreth 21 %, duke përmendur jo vetëm përditësim të zonave që ishin më parë, por edhe shpallje të reja, siç është Lugina e Vjosës, dhe Lugina e Shalës si Park Natyror si dhe Parku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”.

Por organizatat mjedisore pohojnë se “vendimet e qeverisë reduktojnë me 11% sipërfaqen e Zonave të Mbrojtura Ligatinore, heqin prej tyre habitate të vyera dhe i hapin rrugë zhvillimeve të paqëndrueshme në brendësi apo në afërsi të tyre si urbanizime, aeroporte, bujqësi intensive, sipërfaqe habitatesh të mbuluara nga parqe industriale me panele fotovoltaike dhe turbina ere, etj.”

Organizatat mjedisore pohojnë se “vendimet synojnë të ligjërojnë shkatërrimin e zonave të mbrojtura bregdetare dhe ligatinore të Shqipërisë duke prekur Liqenin e Shkodrës, ekosistemin Bunë-Velipojë, ligatinat Kune-Vain,_Tale dhe Patok, Parqet Kombëtare të Divjakë-Karavastasë dhe të Butrintit, si dhe zonat Vjosë-Nartë e Pishë-Poro”.

Organizatat mjedisore paralajmëruan se do t`i kundërshtojnë në gjykatë vendimet.

Rrjeti i Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë përbënte më parë rreth 18% të territorit, parqe kombëtare, rezervate natyrore dhe monumente natyrore, ndërsa me dy vendimet e reja të qeverisë kjo sipërfaqe shkon në 21 %.

Zëri i Amerikës i pa të dy vendimet ku pasqyrohen ndryshime kufijsh për 44 ekosisteme natyrore. Në disa prej tyre, vihet re rritje e sipërfaqeve natyrore që merren në mbrojtje, por në disa të tjera që përfshijnë zona bregdetare apo ligatinore këto sipërfaqe ulen me daljen jashtë të statusit të mbrojtjes të disa mijëra hektarëve.

Kështu sipas vendimeve të qeverisë ekosistemi “Kune – Vain – Tale Patok – Fushëkuqe – Ishëm” është më i prekuri ku i hiqen rreth 85. 600 hektarë nga statusi i mbrojtjes. Ekosistemi natyror ligatinor i Parkut Kombëtar të Butrintit do të ketë rreth 802 hektarë më pak, ekosistemi “Korab – Koritnik” do të ketë 1670 hektarë më pak, ekosistemi natyror/ligatinor “Liqeni i Shkodrës” do të ketë 2486 hektarë më pak, Parku Kombëtar Dajt 823 hektarë më pak dhe Parku Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës” 954 hektarë më pak .

Sipas dy vendimeve të fundit të qeverisë disa prej ekosistemeve natyrore u është shtuar sipërfaqja, por ju është zvogëluar shkalla ligjore e mbrojtjes, nga ajo e nivelit të dytë apo të tretë, në të katërt.

Lugina e Vjosës dhe Lugina e Shalës janë dy zonat e reja që i shtohen, sipas vendimeve të qeverisë, listës së zonave të mbrojtura si parqe natyrore me mbrojtjen e kategorisë së katërt.

Prej vitesh, sidomos për Lumin Vjosa, janë bërë përpjekje nga organizatat mjedisore që të shpallet Park Kombëtar ku shkalla e dytë e mbrojtjes që gëzon ky status do të garantonte frenimin e zbatimit të disa projekteve për ndërtimin e hidrocentraleve të mëdhenj dhe të vegjël.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Horoskopi për të dielën, 30 janar 2022

Story i radhës

Vështirësi në sistemimin e refugjatëve afganë në Uiskonsin

Të fundit nga

​Sa paguhen policët në Evropë?

Niveli i pagave bruto të policëve në Evropë, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, varion nga 699 euro në Bullgari në 5761 euro në Danimarkë. Të dhënat i referohen një punonjësi policie 35-vjeçar
ShkoLartë