Qeveria serbe i spiunoi kritikët e Kremlinit?

January 24, 2022
1 minut lexim

Gazetarët e pavarur po bëjnë akuza serioze kundër qeverisë serbe: Ministria e Brendshme thuhet se ka spiunuar kritikët e Kremlinit rus në Beograd dhe ka dorëzuar regjistrat e përgjimeve në Moskë. Më pas kreu i “Rusisë së Hapur” u arrestua dhe ndodhet në paraburgim.

Sipas një raporti të medias, Ministria e Brendshme serbe ishte involvuar  duke spiunuar figurat e opozitës ruse në Beograd vitin e kaluar. Ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin më pas udhëtoi për në Moskë dhe personalisht ia dorëzoi transkriptet e bisedave të përgjuara shefit të Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev, raportoi portali opozitar i Beogradit “nova.rs”. Portali ka marrë dijeni për këtë proces dhe përmbajtjen e bisedës mes Vulin dhe Patrushev, thuhet në uebfaqe. Konkretisht bëhej fjalë për një takim të aktivistëve të organizatës kritike ndaj Kremlinit “Open Russia” në maj të vitit të kaluar në një hotel të Beogradit.

Në mesin e pjesëmarrësve ishte kreu i organizatës, Andrei Pivovarov. Ai u arrestua nga autoritetet ruse, dy javë pas takimit në aeroportin e Shën Petersburgut. Që atëherë ai është në paraburgim. Prokurori publik e akuzon 40-vjeçarin se ka udhëhequr një “organizatë të padëshiruar”.

Hije e vazhdueshme në Beograd

Pjesëmarrësit në takim kishin konfirmuar për “nova.rs” se kishin vërejtur se ishin ndjekur vazhdimisht gjatë qëndrimit në Beograd. Sipas portalit, Vulin, nga ana tjetër, thuhet se ka siguruar bashkëbiseduesin e tij rus në Moskë se e dinte se “Rusia e Hapur”, po vepronte “kundër interesave ruse”. “Lufta kundër revolucioneve me ngjyra është jashtëzakonisht e rëndësishme për Serbinë,” thuhet se shtoi ai. “Revolucionet me ngjyra” janë grusht shteti në ish-republikat sovjetike, përmes të cilave – si në Ukrainë në vitin 2014 – qeveritë pro-Kremlinit humbasin pushtetin. Nën presidentin autoritar Aleksandar Vuçiq, Serbia e ka pozicionuar veten si pro-ruse.

Britania akuzoi kohët e fundit Kremlinin se dëshiron të instalojë një qeveri kukull të kontrolluar nga Rusia në Ukrainë. “Ne kemi informacione që sugjerojnë se qeveria ruse po përpiqet të krijojë një udhëheqje pro-ruse në Kiev, ndërkohë që konsideron aneksimin dhe pushtimin e Ukrainës”, tha qeveria dhe Ministria e Jashtme Britanike në një deklaratë të shtunën mbrëma.

Burimi: ntv.de, mau/dpa, Nga Gjemanishtja Sherif Ramabaja

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Maqedoni: Grupi i punës për ndërlidhje hekurudhore me Bullgarinë do të takohet së paku katër herë në vit

Story i radhës

Vjen reagimi i parë i Alvisës, pas ndarjes nga Bashkimi

Të fundit nga

OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim

Dhjetë organizata të shoqërisë civile kanë paraqitur kallëzim penal kundër personave të panjohur në BIA dhe polici për përgjimet. Kjo sipas dyshimeve se telefonat e aktivistëve dhe gazetarëve janë “infektuar” me softuerin
ShkoLartë