Maqedoni: Grupi i punës për ndërlidhje hekurudhore me Bullgarinë do të takohet së paku katër herë në vit

January 24, 2022
1 minut lexim

Qeveria e Maqedonisë sot në mbledhje e shqyrtoi dhe pranoi tekstin e harmonizuar të Memorandumit për mirëkuptim për zhvillim të ndërlidhjes hekurudhore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë “Shkup-Sofje”, që pritet të nënshkruhet gjatë mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive e cila do të mbahet nesër në Sofje.

“Me dokumentin shprehet pajtueshmëria për formimin e Grupit të përbashkët të punës të përpiluar nga ekspertë me kapacitet profesional adekuat dhe ekspertizë në sfera siç janë menaxhimi me projekte, e drejta evropiane dhe ndërkombëtare, inxhinieri dhe menaxhim me financa, me qëllim që të përshpejtohet procesi i aktiviteteve përgatitëse dhe implementuese për projektin”, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Memorandumi, siç thuhet, është përgatitur duke e pasur parasysh zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore mes dy vendeve, si dhe nevojën për përforcim të aktiviteteve tregtare dhe ekonomike dhe e cekë qëllimin e përbashkët për zhvillim të “Projektit për ndërlidhje hekurudhore Shkup-Sofje”, që është me interes të përbashkët dhe rajonal dhe ka rëndësi të madhe strategjike dhe ekonomike për qytetarët dhe ekonomitë mes dy shteteve.

Në pajtim me Memorandumin, Grupi i punës do të takohet së paku katër herë në vit në nivel ekspertësh për të punuar në përparimin e zbatimit të projektit.

Për ndërlidhjen hekurudhore me Bullgarinë nga ana e RMV-së në fazë përfundimtare është evaluimi i ofertave nga tenderi për dy akset e para, Kumanovë-Belakoc dhe Belakoc – Kriva Pallankë, ndërsa punët ndërtimore pritet të vazhdojnë në pranverë, si dhe të shpallet tender për aksin e tretë Kriva Pallankë-kufiri me Bullgarinë. Finalizimi i projektit të përgjithshëm, sipas paralajmërimeve, pritet gjatë vitit 2027.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Десетици тетовци деновиве скршиле раце и нозе на смрзнатите улици и тротоари во градот

Story i radhës

Qeveria serbe i spiunoi kritikët e Kremlinit?

Të fundit nga

ShkoLartë